Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, bëri të ditur se në seancën e sotme Qeveria ka miratuar vendimin për themelimin e Komitetit Nacional për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve.
Sipas Mitevës, vendimi krijon një strukturë institucionale për bashkërendimin e punës mes institucioneve shtetërore përkatëse dhe organizatave mediatike. Synimi është të rritet siguria e gazetarëve, të parandalohen sulmet e kërcënimet dhe të sigurohen kushte që gazetarët ta ushtrojnë profesionin lirisht e pa pengesa.
None found
Ajo theksoi se siguria e gazetarëve duhet të trajtohet në mënyrë të vazhdueshme nga institucionet, me përgjegjësi të përcaktuara dhe mjete konkrete për ndërhyrje. Institucionet, sipas saj, duhet të veprojnë në kohë, të dallojnë rreziqet dhe të garantojnë mbrojtjen e nevojshme, pa pritur që të ndodhë një incident.
Komiteti do të monitorojë situatën e sigurisë së gazetarëve dhe do të punojë për forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve dhe komunitetit mediatik. Detyrë e tij do të jetë gjithashtu hartimi, jo më vonë se më 15.12.2026, i Planit Nacional për Veprim për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve, në përputhje me standardet evropiane dhe rekomandimet ndërkombëtare.
Plani do të përfshijë katër fusha kryesore: parandalimin, mbrojtjen, ndjekjen efikase penale të kryerësve, si dhe promovimin e edukimin.
Në kuadër të parandalimit parashikohet vëmendje ndaj pluralizmit mediatik, mbështetjes institucionale dhe dialogut me mediat. Për mbrojtjen do të zhvillohen mekanizma për reagim të shpejtë, ndihmë policore e juridike, si dhe masa kundër kërcënimeve në hapësirën digjitale. Parashikohet edhe bashkëpunim me organet kompetente për hetimin në kohë të sulmeve e kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe ndëshkimin përkatës të autorëve, brenda kompetencave ligjore. Fusha e katërt do të përfshijë edukimin, trajnimet dhe veprimtaritë për rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi rëndësinë e gazetarisë, bëjnë të ditur nga Qeveria./Telegrafi/
Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…
Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…
Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…
Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...
Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…
Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…