Rezultati zgjedhor nuk do të ndikojë në mënyrën se si funksionon koalicioni qeveritar, pasi ai vazhdon të mbështetet në programin e përbashkët, deklaroi për TV 24 zëdhënësja e Qeverisë dhe kryetarja e Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva. Ajo tha se VLEN-i nuk shfrytëzoi rastin për t’u dalluar nga BDI-ja dhe, në vend që të largohej nga retorika etnike, zgjodhi drejtimin e kundërt.
Miteva vlerësoi se fushata e VMRO-DPMNE-së ishte pozitive dhe bashkuese, e përqendruar te programi dhe besimi i qytetarëve. Ajo nënvizoi se “Një Bërvenicë për të gjithë” nuk është thjesht një slogan, por një qasje që do të vazhdojë të ndiqet edhe nga Qeveria, përmes mbështetjes së komunës me projekte.
None found
Sipas saj, VMRO-DPMNE-ja nuk ndoqi politikë kalkuluese. Miteva kujtoi se VLEN-i paraqiti kandidatin e vet që në raundin e parë, por theksoi se kjo nuk do të ndikojë te koalicioni në Qeveri, i cili bazohet te programi i përbashkët dhe zbatimi i tij nga institucionet.
Ajo shtoi se VLEN-i mund të tregonte se ishte ndryshe nga BDI-ja, duke u distancuar nga retorika etnike dhe duke u paraqitur ndryshe, por, sipas saj, e humbi këtë mundësi dhe veproi në kahun e kundërt.
Miteva përshëndeti vullnetin e qytetarëve, por tha se gjatë zgjedhjeve u panë edhe aeroplanë me njerëz që kishin ardhur për të votuar.
“Nuk mund të luftojmë kundër demografisë. Ne mbetemi të përkushtuar dhe jam e sigurt për atë që kemi thënë: se me kandidatin tonë, Stojanço Radiçevskin, komuna e Bërvenicës do të kishte pasur vërtet zhvillim”, përfundoi Miteva.
Kombëtarja e Kosovës për futbolliste i ka mësuar kundërshtarët për “UEFA Women’s Nations League 2027”. Shorti është tërhequr të martën…
Është ndarë nga jeta avokati i njohur Saimir Vishaj, i cili prej disa ditësh ndodhej i shtruar në Spitalin e…
Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje për nxitjen e zhvillimit të inteligjencës artificiale në Gjermani dhe Europë, me synimin për…
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Erblin Osmani është stërvitur me ekipin e parë të Bayernit para duelit me Atletico Madridit…
Grupi i këshilltarëve komunalë të VLEN-it në Komunën e Butelit ka kërkuar zyrtarisht vendosjen e mbishkrimeve edhe në gjuhën shqipe…
Kryetarja e re e Prokurorisë për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Iskra Haxhi Vasileva, është e bindur…