Ministri i Punëve të Brendshme i RMV-së Oliver Spasovski, ka folur për temën e sulmeve hibride në vend, e sidomos për alarmet e rreme për bomba nëpër shkolla.
Në një prononcim për TV24, Spasovski tha se IP-adresat e denoncuesve të bombave çojnë në Iran dhe Rusi.
None found
“Kemi pasur sulm hibrid intensiv nga 19 tetori e deri më sot, ku janë përfshirë më shumë se 520 objekte me alarme false. Gjëja më e rëndësishme është që Ministria dhe të gjitha shërbimet e sigurisë punonin me kapacitet të plotë. Ishte e nevojshme të veprohej sipas udhëzimeve që ishin në fuqi në atë kohë”.
“Kemi krijuar një ekip ekspertësh nga të gjitha strukturat përkatëse dhe kemi shkëmbyer informacione dhe kemi kërkuar zgjidhje. Unë si ministër kam sjellë një udhëzim të veçantë për trajtimin e rasteve të tilla dhe me këtë udhëzim po punohet nga e premtja së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Kulturës”, tha Spasovski.
Ai gjithashtu theksoi se MPB aktivisht punon për zbulimin e autorëve./shenja
Ushtria amerikane ka ndërmarrë një valë të re sulmesh kundër sistemeve iraniane të mbrojtjes raketore dhe ajrore, si dhe ndaj…
Lidhur me debatin e madh rreth dhënies të katër milionë eurove nga buxheti i shtetit për koncertin e yllit ndërkombëtar…
Qytetarët janë mbledhur sërish sot në ditën e 43-të të revoltës së tyre. Ata kanë nisur organizimin në sheshin "Skëndërbej",…
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ku një motomjet është përplasur me…
Pronari i Milanit, Xherri Kardinale, ka konfi rmuar se ai është personi që ka fjalën e fundit për çdo lëvizje…
Teksa qytetarët shqiptarë vijojnë protestat e tyre masive kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij, duke u kërkuar dorëheqjen dhe…