Categories: maqedoni

Mickoski siguron qytetarët: Dimër pa tronditje në furnizimin dhe çmimet e energjisë

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se gjatë dimrit nuk do të ketë çrregullime në furnizimin me energji dhe se qytetarët nuk duhet të kenë shqetësime për rritje të çmimeve apo mungesa në sasi.

Të lidhura

None found

Ai theksoi se ekzekutivi po shqyrton dy opsione për periudhën pas janarit: ose uljen e çmimit të rrymës, ose vijimin e aplikimit të tarifës së favorshme.

Në lidhje me gazin, Mickoski nuk parashikon turbulenca të mëdha për vendin, edhe pse pranon se në tregjet evropiane vlera e tij mund të shumëfishohet.

Duke folur për situatën aktuale, kreu i qeverisë sqaroi se shtrenjtimi i energjisë elektrike po ndodh në bursat ndërkombëtare dhe jo në tregun e brendshëm. Ai këmbënguli se çmimi për konsumatorët vendas ka mbetur i pandryshuar që nga marrja e detyrës nga kjo qeveri dhe kështu do të vazhdojë. “Për momentin po punojmë që nga janari çmimi të paktën të mos ndryshojë, por synojmë edhe uljen ose vazhdimin e tarifës së lirë”, u shpreh Mickoski.

Kryeministri informoi se rezervat ujore janë siguruar në kohë dhe tani gjenden rreth nivelit 50 për qind, ndërsa proceset e mirëmbajtjes në termocentrale janë në fazë përfundimtare. Sipas parashikimeve meteorologjike, sezoni i plotë i ngrohjes do të nisë mes datave 2 dhe 5 nëntor dhe deri atëherë të gjitha përgatitjet do të kenë përfunduar, megjithëse rreth 75 për qind e punëve tashmë janë kryer.

Një tjetër element që do të ndikojë në uljen e shpenzimeve, sipas Mickoskit, është marrëveshja për furnizim me qymyr e lidhur në kohë me Kosovën. Kjo, sipas tij, do të reduktojë dukshëm koston e prodhimit të një megavat-ore në kapacitetet energjetike të Maqedonisë.

“Nga pikëpamja e sasive të energjisë elektrike dhe sezonit të ngrohjes, nuk pres paqëndrueshmëri. Besoj se do të ruhet e njëjta gjendje si tani, pa shtrenjtime apo lëkundje”, theksoi ai. Sa i përket gazit, Mickoski vuri në dukje se vendi nuk është përdorues i madh dhe se rezervat evropiane janë dukshëm më të pakta se mesatarja e pesë viteve të fundit, çka mund të çojë në dyfishim apo trefishim të çmimit gjatë dimrit. Megjithatë, ai siguroi se kjo nuk do të ketë pasoja të rënda për Maqedoninë falë përdorimit të centraleve të bashkëgjenerimit, të cilët prodhojnë njëkohësisht ujë të nxehtë dhe energji elektrike nga avulli, duke zbutur kostot hyrëse.

Për sa i përket naftës, kryeministri konfirmoi se llogaritjet janë duke u bërë dhe se masat mbrojtëse janë tashmë aktive. Ai e cilësoi si arritje të qeverisë aftësinë për të lejuar njëkohësisht konsumin e brendshëm dhe rieksportin, duke theksuar se asnjë shtet tjetër nuk mund të vendosë embargo ndaj rieksportit të karburanteve nga vendi ynë.

Si rezultat i taksave më të larta të akcizës dhe shpalljes së gjendjes së krizës, Mickoski njoftoi se benzina në Maqedoni shitet deri në gjysmë euro më lirë për litër në krahasim me fqinjët, duke shkaktuar një rritje deri në 50 për qind të konsumit në disa pika karburanti pranë kufirit. Ai shtoi se është në komunikim të përditshëm me importuesit, se tubacioni është plot dhe rezervat shtetërore janë të forta. “Në këtë moment nuk shoh arsye për panik gjatë dimrit. E vetmja brengë është se sa do të vazhdojë kjo krizë, një pyetje për të cilën askush në botë nuk ka përgjigje”, përfundoi kryeministri Mickoski.

të fundit

SPAK çon në gjykim katër persona për rrëmbimin dhe v*asjen e Renis Dobrës

SPAK ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme katër persona të pandehur për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës.…

7 minutes ago

Mërgim Vojvoda luajti çdo minutë për Kosovën, mediat italiane e cilësojnë “makineri” të Udineses

Mërgim Vojvoda ishte lojtari i Udineses që zhvilloi më së shumti minuta gjatë ndeshjeve të fundit ndërkombëtare, pasi mbrojtësi kosovar…

11 minutes ago

Zgjedhja e presidentes pas mesnatës, a u respektua Kushtetuta? Juristi Burjani jep vlerësimin

Trembëdhjetë minuta pas mesnatës, Kuvendi i Kosovës votoi Justina Shiroka Pulën presidente të Republikës së Kosovës. Shiroka Pula mori 81…

18 minutes ago

Zjarri përfshin fshatin Armen në Selenicë, erërat e forta përshpejtojnë përhapjen e flakëve

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selenicës. Zjarri ka shkaktuar…

20 minutes ago

Kupa e Shqipërisë/ Laçi, Pogradeci e Flamurtari mes skuadrave që avancojnë në raundin e 1/16-ave

Kupa e ShqiperiseRaundi i 1/32-ve të Kupës së Shqipërisë ka dhuruar spektakël dhe shumë gola [...]Read More...

23 minutes ago

Kurti pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës Presidente: Institucionet janë funksionale, tani duhet përqendrim te puna

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas përmbylljes së procesit të formimit dhe funksionalizimit të institucioneve të vendit, duke…

29 minutes ago