Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se vendi është gati për sezonin e ardhshëm të ngrohjes dhe se disponon rezerva të mjaftueshme të energjensëve, edhe në rast të rritjes së konsumit.
None found
Ai bëri të ditur se ulja e akcizës dhe e TVSH-së do të ndikojë në të ardhurat buxhetore. Vetëm nga akciza, mungesa e parashikuar arrin në rreth 5 miliardë denarë, ndërsa nëse llogaritet edhe ulja e TVSH-së, shifra mund të shkojë nga 7 deri në 8 miliardë denarë. Për këtë arsye, Mickoski njoftoi se mund të jetë i nevojshëm një rishikim i buxhetit, duke nënvizuar se synimi kryesor është mbrojtja e standardit të qytetarëve.
“Kemi rezerva të mjaftueshme edhe për rritjen e konsumit dhe për sasitë shtesë që përdoren nga qytetarët e vendeve fqinje. Në përgjithësi, nuk pres ndonjë vështirësi të madhe gjatë sezonit të ngrohjes. Sfida jonë mbetet kostoja e masave, ndaj me shumë gjasë do të duhet të bëjmë një rishikim të buxhetit, pasi vetëm nga akciza parashikohet mungesë prej rreth 5 miliardë denarësh”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
Duke iu referuar zhvillimeve në bursë, Mickoski pret që Komisioni Rregullator për Energjetikë, gjatë javës së ardhshme, të vendosë për uljen e çmimeve të naftës dhe benzinës. Paralelisht, Qeveria vijon bisedimet me kompaninë “OKTA” për të siguruar një zbritje të mëtejshme.
“Në rrjetet sociale, disa persona debatojnë me mua nëse jemi të parët, të katërtit apo të pestit. Për të qenë më i saktë, jemi ndër shtetet me çmimet më të ulëta të karburantit në rajon dhe ndoshta edhe në Evropë. Kjo sjell qetësi sociale dhe ndihmon në mbajtjen nën kontroll të inflacionit, i cili aktualisht është 50 për qind më i ulët se mesatarja e BE-së”, tha Mickoski.
Sipas kreut të qeverisë, riparimet në blloqet termike të TEC “Manastir” dhe “Osllome” janë drejt përfundimit ose pritet të mbyllen deri në fund të këtij muaji. Ndërkohë, potenciali hidroenergjetik vlerësohet aktualisht në nivel të kënaqshëm. Mickoski parashikon që sezoni i ngrohjes të nisë plotësisht në gjysmën e dytë të nëntorit, ndërsa e identifikoi ndotjen e ajrit, e shkaktuar nga përdorimi i lëndëve djegëse joekologjike për ngrohje, si sfidën kryesore.
Rusia ka paralajmëruar se do të intensifikojë sulmet ajrore ndaj objektivave në Kiev dhe në rajone të tjera të Ukrainës,…
Nga partia në pushtet, OBRM-PDUKM, reaguan ndaj pretendimeve të kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, për një kontratë për blerjen e…
Maqedonia e Veriut është e përgatitur për sezonin e ardhshëm të ngrohjes dhe ka rezerva të mjaftueshme të energjensëve, edhe…
Më 03.10.2026, në orën 19:15, në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kryen kontroll në shtëpinë…
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave të padeklaruara. Sipas njoftimit, në kuadër…
Kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, shumë zyrtarë rusë, nga presidenti Vladimir Putin te gjeneralët dhe…