Categories: maqedoni

Mickoski paralajmëron mundësinë e një tjetër rishikimi të buxhetit deri në fund të vitit

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se ulja e të ardhurave nga akcizat dhe tatimi mbi vlerën e shtuar mund të çojë në një ribalancim të dytë të buxhetit brenda këtij viti.

Të lidhura

None found

Parashikimet e qeverisë tregojnë se deri në fund të vitit mund të krijohet një mungesë prej 6 deri në 7 miliardë denarësh, shumë kjo që përllogaritet në rreth 97 deri në 113 milionë euro. Sipas Mickoskit, rënia e të hyrave është pasojë e masave të ndërmarra për uljen e akcizave dhe TVSH-së, me synim lehtësimin e ndikimit të shtrenjtimit të naftës.

“Presim që deri në fund të vitit të na mungojnë 6-7 miliardë denarë nga ajo që planifikuam, dhe për këtë arsye është e mundur që deri në fund të vitit të kemi një ribalancim tjetër”, u shpreh Mickoski, duke iu përgjigjur gazetarëve gjatë promovimit të konviktit studentor të rinovuar “Stiv Naumov” në Shkup.

Duke folur për inflacionin, kryeministri tha se në vend nuk është shënuar ndonjë ndryshim i madh në trendin e tij. Ai shtoi se gjatë dy muajve të fundit niveli i inflacionit ka qenë më i ulët se mesatarja evropiane./Telegrafi/

të fundit

Noah Wyle shpallet mashkulli më seksi i vitit 2026 nga People: “Nuk e imagjinoja se do ta merrja këtë nder

Noah Wyle është shpallur Mashkulli më Seksi i Gjallë nga revista People për vitin 2026, me aktorin 55-vjeçar, i cili…

2 minutes ago

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian, u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri…

3 minutes ago

Haxhiu dhe Dukaj flasin për forcimin e bashkëpunimit dhe rrugën drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi,…

12 minutes ago

Sekonda tmerri”, pasagjerët rrëfejnë kaosin pas aksidentit tragjik në Spanjë: U rrëzuam njëri mbi tjetrin

Të paktën 86 persona kanë humbur jetën dhe 77 persona janë shtruar në spital pas aksidentit të ndodhur sot në…

12 minutes ago

Partizani U-19 pëson disfatë të thellë në shtëpi, Hradec Králové shënon gjashtë gola

Partizani U19 - Hradec Kralove U19Partizani U-19 zhvilloi ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Youth League ndaj…

18 minutes ago

E rëndë në Itali/ U raportua i zhdukur më 7 tetor, 31-vjeçari shqiptar gjendet i pa shenja jete në një pus të thellë (EMRI +FOTO)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku trupi i pajetë i një 31-vjeçari shqiptar është gjetur brenda një pusi…

25 minutes ago