Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se vendi i qëndron besnik procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimit me udhëheqësit evropianë. Ai shprehu pritshmërinë që reformat e zbatuara deri tani të njihen dhe Shkupit t’i hapet rruga për nisjen e negociatave të anëtarësimit.
Pas pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Berlinit, Mickoski tha se diskutimet përcollën sinjale të rëndësishme për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, në takim u rikonfirmua domosdoshmëria që vendet e rajonit të integrohen në Bashkimin Evropian sa më shpejt.
None found
Ai nënvizoi se Maqedonia e Veriut e ka përafruar tashmë politikën e jashtme dhe atë të sigurisë me BE-në, ndërsa vijon punën për përmbushjen e reformave të parashikuara në agjendën përkatëse.
“Pres që e gjithë kjo për të cilën po flas të vlerësohet në një të ardhme shumë të afërt dhe të na jepet mundësia që më në fund ta fillojmë procesin e negociatave”, u shpreh Mickoski. Ai shtoi se integrimi gradual nuk mund të përdoret si alternativë ndaj anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Lidhur me ngërçin e negociatave dhe ndryshimet në Kushtetutë, kryeministri kritikoi qeverisjen e mëparshme të LSDM-së dhe BDI-së. Marrëveshjen e bërë gjatë asaj periudhe ai e përshkroi si një barrë të trashëguar me të cilën duhet të përballet qeveria aktuale.
Mickoski ritheksoi se kabineti i tij nuk synon të largohet nga objektivi evropian, por as të cenojë interesat kombëtare maqedonase. Ai kërkoi që fillimisht të dakordësohet një plan veprimi për pakicat, i cili, sipas tij, duhet të gëzojë miratimin e të 27 shteteve anëtare të BE-së.
Gjatë deklaratës së tij, kryeministri u ndal edhe te zhvillimet ndërkombëtare. Ai paralajmëroi se dy vitet e ardhshme mund të sjellin vështirësi të mëdha për Evropën dhe botën, veçanërisht për shkak të krizës energjetike dhe luftës në Ukrainë.
Nico Paz po shihet si një prej futbollistëve që mund të marrë rolin kryesor te Kombëtarja e Argjentinës në epokën…
Mateo Musacchio, Zabaleta, Mascherano, Lavezzi, Messi dhe C [...]Read More...
Ish-mbrojtësi dhe kapiteni i Interit, Andrea Ranocchia, në një intervistë me gazetën italiane Il Corriere della Sera, kujtoi karrierën e…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sot në konferencën “Roli dhe rëndësia e rekomandimeve të Avokatit…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muunski, në konferencën "Siguria në Ballkanin Perëndimor" në Shkup, të…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka ngritur shqetësimin për mungesën e barnave në Kosovë, duke thënë se…