Studentët e drejtësisë e kanë konsideruar të pamjaftueshme zgjidhjen e propozuar nga ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, për provimin e jurisprudencës. Për këtë arsye, ata kanë paralajmëruar rikthimin e protestave, duke këmbëngulur që provimi të zhvillohet 100 për qind në gjuhën shqipe.
Suhejb Memedi, përfaqësues i asociacionit studentor, deklaroi se protesta e radhës do të ndryshojë nga tubimet e mëparshme. Sipas tij, studentët do të qëndrojnë çdo ditë para Ministrisë së Drejtësisë.
None found
“Nuk pranojmë zgjidhje gjysmake. Kemi protestuar dhe do të protestojmë sërish. Te ish-ministri Filkov kemi shkuar dy herë pa ftesë. Edhe ministrit Jeton Shasivari ia kemi bërë të qartë se kjo protestë do të jetë ndryshe dhe se do të jemi ditë për ditë para Ministrisë së Drejtësisë. Ose do ta zgjidhim siç duhet, siç na ka hije, ose do ta lëmë fare këtë çështje”, u shpreh Memedi.
Në takimin e fundit, studentët dhe ministri Shasivari nuk arritën një marrëveshje përfundimtare. Studentët këmbëngulën se pjesa kryesore e provimit duhet të zhvillohet në gjuhën maqedonase.
Ndërkohë, kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se gjuha maqedonase është gjuhë zyrtare edhe në sistemin e drejtësisë. Për këtë arsye, sipas tij, ajo duhet të respektohet dhe provimi duhet të zhvillohet në përputhje me ligjin. /Telegrafi/
Autoritetet polake kanë pezulluar përkohësisht fluturimet në dy aeroporte në lindje të vendit, pas sulmeve ruse me dronë në Ukrainën…
Mirela Kumbaro është e vemtja ministre, e cila i ka mbijetuar çdo ndryshimi kabineti qeveritar të Edi Ramës gjatë katër…
Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë masa për ndalimin e përkohshëm të punimeve në nëntë objekte ndërtimi, tetë prej tyre…
Auditorja e Përgjithshme e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), Vlora Spanca, ka prezantuar Raportin Vjetor të Auditimit të Buxhetit të…
NP “Termokos” njofton konsumatorët se furnizimi me ngrohje do të ndërpritet në orët e para të së shtunës. Kjo ndërprerje…
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet J.P. dhe një personi juridik, nën dyshimin për…