Categories: maqedoni

Mickoski pret ulje të çmimit të dizelit me 7 denarë dhe të benzinës me 4 denarë

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi sot se nga e hëna pritet një rënie e ndjeshme e çmimeve të derivateve të naftës, kur Komisioni Rregullator për Energjetikë do të publikojë çmimoren e re.

Sipas tij, pas qetësimit të situatës në Lindjen e Mesme, benzina pritet të shitet më lirë për rreth 4 denarë për litër, ndërsa dizeli për rreth 7 denarë.

Të lidhura

None found

“Në thelb, masat kanë përfunduar. Pas njoftimeve për marrëveshjen e arritur, kushtimisht e thënë, ndërmjet palëve të përfshira në konfliktin në Gjirin Persik, konkretisht SHBA-së dhe Iranit, ndërsa sot po zhvillohen bisedimet përfundimtare për mbylljen e asaj marrëveshjeje, vlerësoj se tregu do të stabilizohet. Duhet pasur parasysh se edhe nëse ngushtica e Hormuzit hapet sot, cisternave që do të nisen u duhen afërsisht një muaj për të mbërritur në destinacion, që do të thotë se edhe ky është një proces që kërkon kohë. Duke i marrë parasysh të gjitha këto rrethana, si edhe faktin se në tryezën e paqes janë përfshirë edhe Izraeli dhe Hezbollahu, pres që kjo krizë të mbyllet dhe të hyjmë në ujëra më të qeta sa i përket çmimit të naftës. Dollari ka shënuar një rritje të lehtë, por unë pres që të hënën benzina të ulet për rreth 4 denarë, ndërsa te dizeli pres një ulje edhe më të madhe, përkatësisht rreth 7 denarë”, tha Mickoski.

të fundit

Armando Sadiku nderohet nga FSHF-ja dhe duartrokitet nga tifozët

Armando Sadiku është nderuar nga Federata Shqiptare e Futbollit para ndeshjes Shqipëri – Finlandë, në një ceremoni të veçantë lamtumire…

10 minutes ago

Srdanovic refuzon ftesën e Serbisë: Zgjedhja ime ka qenë gjithmonë Zvicra

Mbrojtësi i talentuar Loun Srdanovic ka marrë një vendim të qartë për të ardhmen e tij ndërkombëtare, duke refuzuar mundësinë…

10 minutes ago

Kosova dhe Portugalia shqyrtojnë vendosjen e një linje direkte ajrore

Ministrja Mimoza Kusari, gjatë vizitës zyrtare në Portugali, ka zhvilluar një takim në Parlamentin portugez me përfaqësues të Grupit të…

16 minutes ago

Britani, nëna e dy fëmijëve u godit me thikë në zemër dhe tentoi të shkonte me makinë në spital

Një ngjarje tragjike ka tronditur Britaninë e Madhe, ku një nënë 47-vjeçare e dy fëmijëve humbi jetën pasi u godit…

16 minutes ago

Qeveria miraton projektligje për energjinë dhe sigurinë kibernetike, shkarkon zëvendësministrin Endrit Hoxha

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa projektligje dhe vendime në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte. Në fokus të vendimmarrjes…

17 minutes ago

Kontrolle policore në Vlorë, FNSH dhe Krimet verifikojnë automjete e persona në Çole dhe zona të tjera

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në bashkëpunim me strukturat e Krimeve, kanë zhvilluar kontrolle të shtuara në disa zona…

17 minutes ago