Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se qeveria është në negociata me të paktën 5 ose 6 investitorë të mundshëm për ndërtimin e qendrave të të dhënave. Sipas tij, në mesin e kompanive të interesuara ndodhet edhe një korporatë e madhe shumëkombëshe, ndërsa Qeveria nuk do të heqë dorë nga kjo nismë, përcjell TV21.
None found
Sa i takon shqetësimeve për ndikimin e mundshëm të këtyre projekteve te burimet natyrore dhe mjedisi, Mickoski tha se kompanitë e mëdha nuk do të investonin në to nëse do të përbënin rrezik.
Ai solli si shembull zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe qendrave të të dhënave, duke pyetur se si do të ishte sot produkti i brendshëm bruto i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pa këto fusha. Mickoski përmendi NVIDIA, Amazon, SpaceX dhe OpenAI si kompani shumëkombëshe globale, markat e të cilave vlejnë triliona, mijëra miliarda, dhe theksoi se ato nuk do të ishin krijuar nëse do të cenonin cilësinë e jetës së qytetarëve.
Kryeministri shtoi se Qeveria do të vijojë të jetë plotësisht e angazhuar në zbatimin e kësaj strategjie. Sipas tij, projektet parashikojnë edhe ndërtimin e stacioneve të energjisë me gaz, të cilat do të prodhojnë energjinë elektrike që do të përdoret më pas nga qendrat e të dhënave.
BMW Group ka hapur fabrikën e re të baterive në Irlbach-Straßkirchen, në Bavari të Gjermanisë, duke nisur prodhimin në seri…
Një pacient i plagosur me armë zjarri, i lindur në vitin 1978, është operuar pas pranimit në Spitalin e Gjilanit.…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini, nga i cili pranoi urime…
Zhvillimet lidhur me çështjen e ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni, u diskutuan në studion e emisionint “Zonë e Lirë”, ku…
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga hetimet për çështjen e Vlora Hysenit, duke deklaruar se telefoni i…
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi marrëveshjen me Vladimir Putin për furnizimin e menjëhershëm dhe gradual të miliona ton naftë ruse…