Categories: maqedoni

Mickoski: Nuk planifikohet shtrenjtim i energjisë elektrike

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi sot se nuk po shqyrtohet rritja e çmimit të energjisë elektrike. Sipas tij, autoritetet po hartojnë një plan për të përcaktuar një formulë që do të mundësonte uljen e çmimit ose, së paku, zgjerimin e tarifës së lirë, në dallim nga shumica e shteteve evropiane që parashikojnë shtrenjtimin e energjisë.

Të lidhura

None found

Mickoski tha se Maqedonia e Veriut po i menaxhon me sukses sfidat që ushtrojnë ndikim mbi çmimet e energjisë, mes të cilave përmendi krizën në Gjirin Persik dhe gjendjen aktuale të nivelit të lumit Danub.

Sipas kryeministrit, politika e Qeverisë nuk synon “të krijojë panik”, por të veprojë me qetësi dhe përmes hapave të vegjël, të cilët japin rezultate dhe ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve.

“Në këtë moment, në përfundim të sezonit të ujitjes, rezervuarët tanë janë të mbushur rreth 70 për qind, ndërsa kemi akumuluar pothuajse 500 gigavat-orë energji elektrike. Kjo sasi është plotësisht e mjaftueshme për të qenë të sigurt se nuk do të përballemi me vështirësi në furnizimin me energji elektrike të qytetarëve dhe industrisë”, u shpreh Mickoski.

Ai njoftoi gjithashtu se në sektorin e energjetikës po zbatohen projekte të mëdha kapitale. Si shembull përmendi investimin e kompanisë “Alcazar” në një park me erë në komunat Shtip, Karbincë dhe Radovish, i cili do të realizohet në tre faza dhe kap vlerën e rreth gjysmë miliardë dollarëve.

“Maqedonia aktualisht është e sigurt dhe stabile, ndërkohë që po hartojmë edhe një plan për 10 vitet e ardhshme. Problemet e trashëguara nga e kaluara janë të mëdha, por nuk po tërhiqemi dhe po punojmë për zgjidhjen e tyre”, deklaroi kryeministri.

Duke folur për karburantet, Mickoski tha se çmimet në Maqedoninë e Veriut kanë qenë rreth gjysmë euro më të ulëta për litër sesa në shtetet fqinje dhe se, sipas tij, e njëjta politikë po vazhdon edhe tani. Ai iu referua edhe krizës globale të energjisë, duke theksuar se lufta në Gjirin Persik dhe konflikti me Iranin kanë shkaktuar trysni të mëdha në tregjet energjetike.

të fundit

Armando Sadiku nderohet nga FSHF-ja dhe duartrokitet nga tifozët

Armando Sadiku është nderuar nga Federata Shqiptare e Futbollit para ndeshjes Shqipëri – Finlandë, në një ceremoni të veçantë lamtumire…

10 minutes ago

Srdanovic refuzon ftesën e Serbisë: Zgjedhja ime ka qenë gjithmonë Zvicra

Mbrojtësi i talentuar Loun Srdanovic ka marrë një vendim të qartë për të ardhmen e tij ndërkombëtare, duke refuzuar mundësinë…

10 minutes ago

Kosova dhe Portugalia shqyrtojnë vendosjen e një linje direkte ajrore

Ministrja Mimoza Kusari, gjatë vizitës zyrtare në Portugali, ka zhvilluar një takim në Parlamentin portugez me përfaqësues të Grupit të…

16 minutes ago

Britani, nëna e dy fëmijëve u godit me thikë në zemër dhe tentoi të shkonte me makinë në spital

Një ngjarje tragjike ka tronditur Britaninë e Madhe, ku një nënë 47-vjeçare e dy fëmijëve humbi jetën pasi u godit…

16 minutes ago

Qeveria miraton projektligje për energjinë dhe sigurinë kibernetike, shkarkon zëvendësministrin Endrit Hoxha

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa projektligje dhe vendime në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte. Në fokus të vendimmarrjes…

17 minutes ago

Kontrolle policore në Vlorë, FNSH dhe Krimet verifikojnë automjete e persona në Çole dhe zona të tjera

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në bashkëpunim me strukturat e Krimeve, kanë zhvilluar kontrolle të shtuara në disa zona…

17 minutes ago