maqedoni

Mickoski: LSDM t’i pranojë propozimet tona

Pesë ditë pas takimit në mes Dimitar Kovaçevskit dhe kryetarit të partisë opozitare, Hristijan Mickovski, në Maqedoninë e Veriut, ende nuk kanë pushuar reagimet e partisë opozitare.

“LSDM është plotësisht e vetëdijshme për atë që kam ofruar në takimin e liderëve, por manipulimi i vazhdueshëm që bëhet duke paraqitur informacione të pasakta dhe duke imputuar fjalë praktikisht pasqyron gjendjen në parti dhe nënkupton mungesën e vullnetit për të bërë një hap të vërtetë përpara me një zgjidhje që do të nënkuptojë ruajtjen e identitetit dhe integrimin real dhe të shpejtë të shtetit”, tha Mickoski për “Deutsche Welle”.

Ai sqaron se edhe në vetë takimin Kovaçevski ka qenë i vendosur se nuk ka marrëveshje, gjë që e ka thënë edhe më pas në konferencën për media.

“Qëllimi im ishte që t’i rregulloj gjërat dhe t’u jap një perspektivë tjetër proceseve, të krijoj një zgjidhje që nuk do t’i dëmtojë qytetarët dhe të ardhmen e Maqedonisë. Më vjen keq që LSDM-ja po humb një mundësi të madhe dhe historike”, tha Mickoski.

Ai tha se presin përgjigje nga LSDM për propozimet e OBRM-PDUKM-së për të hyrë në Qeveri, në të cilën BDI nuk do të jetë pjesë dhe ndryshimet kushtetuese të vlejnë pasi 27 vendet anëtare të BE-së do ta ratifikojnë protokollin aderues për hyrje të RMV-së në BE.

të fundit

Sulmi ndaj zyrës së delegacionit të BE në Kiev, Von der Leyen: Putin të ulet në tryezën e negociatave! Telefonova Trump dhe Zelenskyn

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, ka bërë me dije në rrjete sociale se pas sulmit masiv në Kiev…

9 minutes ago

Era Istrefi në gjendje jo të mirë shëndetësore, fansat shqetësohen për këngëtaren

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, ka ngritur shqetësim mes fansave të saj pas një postimi në rrjetet sociale, ku tregon…

26 minutes ago

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Këngëtari i njohur dhe ish-konkurrent i Big Brother Vip Albania ka qenë sot në burgun e Fushë-Krujës, ku ka mbajtur…

27 minutes ago

Aksident në aksin Fier-Lushnje/ 5 makina përplasen njëra pas tjetrës, trafik i rënduar në afërsi të Savrës

Një aksident është regjistruar pasditen e sotmre në aksin Fier-Lushnje. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Savrës. Sipas raportimve në…

41 minutes ago

Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion, vendimi nxit debate

Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë, duke…

49 minutes ago

FSHF publikon rregullat e reja për përzgjedhjen e lojtarëve në ekipet kombëtare të moshave

Federata Shqiptare e Futbollit, ka përcaktuar disa rregulla të reja mbi mënyrën e grumbullimit të lojtarëve në ekipet kombëtare të…

52 minutes ago