maqedoni

Mickoski: LSDM-ja kërkon zgjedhje të ndara që humbja e tyre të jetë më e vogël

LSDM-ja nuk e përjashton mundësinë që për datën e zgjedhjeve të arrihet marrëveshje në grupin ndërpartiak në Kuvend. Kjo ishte kërkesë e opozitës, pasi pushteti paraprakisht i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së që të caktojë përfaqësues të saj në grupin e punës të Ministrisë së Drejtësisë i cili përgatit ndryshimet në Kodin Zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Ndërkohë nga VMRO-DPMNE-ja kërkojnë që për datën e zgjedhjeve të arrihet marrëveshje në Kuvend, si institucioni kyç për shpalljen e zgjedhjeve.

“Qëndrimi ynë mbetet parimor se zgjedhje do të ketë në afatin e rregullt, që është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Nëse hapet çështja e saktësimit të datës së zgjedhjeve, atëherë ne edhe nëse hapet kjo çështje te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, atëherë jemi të gatshëm që të delegojmë përfaqësuesit tanë në këtë grup punues, i cili do të përcaktojë datën e saktë të zgjedhjeve”, deklaroi Daniela Nikolova – deputete e LSDM-së.

Të lidhura

None found

Sipas kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pushteti për shkak të taktizimeve partiake po i shmanget marrëveshjes për datën e zgjedhjeve, e cila do të rezultonte me përfshirjen e serishme të LSDM-së në qeverisjen e ardhshme. Mickoski përsëriti thirrjen për organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në të njëjtën ditë.

“Mendojnë se do të kishin rezultat të mirë në zgjedhjet presidenciale, ndaj sa më larg të jenë zgjedhjet parlamentare, njerëzit do të shkojnë në pushime vjetore dhe pjesëmarrja do të ishte më e ulët dhe kështu do të kishin arritur një lloj rezultati konkurrues, pas çka supozoj si të tretët në zgjedhje, do t’u japë atyre mundësinë për të marrë pjesë në një lloj qeverie të ardhshme”, tha Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski tha se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë vonuar, sepse parapëlqehet që të mos miratohen ndryshime të tilla gjashtë muaj para mbajtjes së zgjedhjeve. Më herët, opozita tha se nuk do të delegojnë përfaqësues në grupin punues në Ministrinë e Drejtësisë, sepse bëhet fjalë për ndryshime teknike, për të cilat do të jepnin mbështetje në Kuvend. Sa i përket kërkesës së opozitës për zgjedhje të dyfishta në afatin e rregullt, kryeparlamentari Talat Xhaferi ka theksuar se datat e vetme janë mes 5 dhe 8 majit. /Alsat.mk

të fundit

Kompania kosovare Frutex merr në pronësi kompleksin historik “Nestor Hotel” në Ludwigsburg të Gjermanisë

Kompania kosovare Frutex vazhdon të shënojë arritje të reja edhe në arenën ndërkombëtare, duke konfirmuar se është bërë pronare e…

1 minute ago

Florjan Vuka mbërrin në Shqipëri pas ekstradimit nga Greqia, i dyshuar si anëtar i rrjetit të Jetmir Pepës

Është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë Florjan Vuka, i njohur edhe me mbiemrin Vathaj, i shpallur në kërkim nga Prokuroria…

8 minutes ago

Arrestohet në Nju Jork 35-vjeçarja që planifikonte një sulm me bombë në Kapitol, e frymëzuar nga ISIS

FBI-ja ka arrestuar një grua 35-vjeçare, Jessica Bowie, e cila dyshohet se planifikonte një sulm me bombë ndaj Kapitolit të…

9 minutes ago

4-6 muaj larg fushave! Fraktura ndaj Tiranës i kushton rëndë ekipit të Superiores, operohet sulmuesi i vlerësuar 500 mijë euro

SuperioreKlubi i Laçit, ka dhënë detaje për dëmtimin e rëndë që pësoi sulmuesi Olsi Myrta në miqësoren në “Selman Stërmasi”…

11 minutes ago

Pezullohen punimet në 12 vendpunishte në pesë komuna nga Inspektorati i Punës

Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve në 12 vendpunishte në komunat e Skenderajt, Mitrovicës, Vushtrrisë,…

12 minutes ago

Tetë korsi të reja në Tabanoc: Pa shlyer gjobën, asnjë automjet me targa të huaja nuk del nga Maqedonia e Veriut

Në pikën kufitare Tabanoc, në dalje nga Maqedonia e Veriut drejt Serbisë, janë vendosur tetë pika të veçanta për kontrollin…

15 minutes ago