Categories: maqedoni

Mickoski: Kushtetuta mbron të drejtat e bullgarëve në Maqedoni, por maqedonasit nuk gëzojnë të njëjtën mbrojtje në Bullgari

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se politika ndërtohet përmes dialogut dhe se ai u përket politikanëve që këmbëngulin te bisedimet deri në gjetjen e një zgjidhjeje. Sipas tij, diskutimet do të vazhdojnë si në rastin e parë, ashtu edhe në të dytin, ndërsa zgjidhja do të kërkohet brenda vijave të kuqe tashmë të përcaktuara.

Të lidhura

None found

Ai nënvizoi se Kushtetuta e vendit garanton mbrojtje të fuqishme të të drejtave të çdo qytetari, duke përfshirë edhe pjesëtarët e komunitetit bullgar.

Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit bullgar Rumen Radev, i cili tha se do ta përkrahë zgjerimin e BE-së, por se vazhdojnë të vlejnë kërkesat për përmbushjen e obligimeve dhe mbrojtjen e bullgarëve në vend, Mickoski theksoi se garancitë kushtetuese vlejnë për të gjitha komunitetet. Ai shtoi se këtë vlerësim nuk e jep vetëm ai, por edhe Këshilli i Evropës, institucioni që merret me të drejtat e njeriut dhe që, për këtë arsye, e ndërpreu misionin monitorues në vend.

Sipas Mickoskit, megjithëse Kushtetuta siguron të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, mbetet e hapur çështja e komunitetit maqedonas në Bullgari. Ai kujtoi se Bullgaria ka ratifikuar respektimin e të drejtave të njeriut, por vazhdon të mos lejojë regjistrimin e shoqatave të komunitetit maqedonas, përfshirë OMO Ilinden Pirin, pavarësisht dhjetëra vendimeve të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Mickoski tha gjithashtu se mes partnerëve nevojitet një dialog i ndershëm dhe se ai mbetet në çdo kohë i hapur për bisedime rreth kësaj teme.

Ai sqaroi se është i gatshëm të ulet në tryezën e bisedimeve kurdoherë, por nuk mbështet takime që zhvillohen vetëm formalisht, pa sjellë ndonjë rezultat, pasi nuk dëshiron të humbasë kohë. Mickoski pret që angazhimet diplomatike t’i përafrojnë qëndrimet e të dyja palëve dhe, nëse krijohen kushte për afrim, është i gatshëm të takohet me të.

të fundit

Drita pret Inter Escaldes në ‘play-off’: Kampioni i Kosovës vetëm 180 minuta larg historisë

Drita do të jetë nikoqire e Inter Escaldes në kuadër të ‘play-off’-it për Ligën e Konferencës, me ndeshjen që do…

49 seconds ago

Kastravecat dhe shëndeti seksual: çfarë roli ka L-citrullina?

Trangujt mund të kenë një lidhje interesante me shëndetin seksual, falë një përbërësi të quajtur L-citrullinë, i cili gjendet në…

3 minutes ago

Egnatia dhe Lillestrom përballen në Rrogozhinë, nis sfida e play off-it të Europa League (VIDEO)

Egnatia - LillestromEgnatia 0-0 LillestromUEFA Europa League: Ndeshja e parë, play off [...]Read More...

7 minutes ago

Vapa ekstreme rëndon bilancin në Europë, mbi 25 mijë viktima këtë vit në Gjermani, Francë, Spanjë dhe Itali

Më shumë se 25,000 njerëz kanë vdekur nga valët e të nxehtit në katër vendet më të mëdha të Bashkimit…

7 minutes ago

Sveçla: Rasti Rashkoviq nuk duhet të përdoret për të larguar vëmendjen nga zbulimi i tri varrezave masive

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur lidhur me ankesën e Nenad Rashkoviqit për rrahje nga…

10 minutes ago

Gazmend Hoxha: Hetim me prioritet për vrasjen e intelektualëve të Mitrovicës në prill 1999

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha foli edhe për hetimet që kanë të bëjnë me krimet e…

11 minutes ago