Nënkryetari i LSDM-së, Stefan Bogoev, njofton se në fund të pranverës do të fillojë procedura parlamentare për ndryshime kushtetuese, me të cilat Kuvendi do të vendosë për përfshirjen e bullgarëve dhe pakicave tjera në Kushtetutë.
Edhe pse gjithçka varet nga një shumicë prej dy të tretash, Bogoev është optimist se opozita do të mbështesë amendamentet.
None found
“Me përfundimin e procesit të rindërtimit të Qeverisë, pres që të fillojnë bisedat për debatin e gjerë publik për ndryshimet kushtetuese. Nëse kjo ndodh pas përfundimit të rindërtimit, ai proces i debatit të gjerë duhet të përfundojë diku nga fundi i pranverës dhe fillimi i verës, gjegjësisht muaji maj do të ishte muaji kur do të fillonte procedura për ndryshimet kushtetuese në Kuvend”, tha Bogoev.
Ai ka vlerësuar edhe sjelljen e opozitës lidhur me këtë çështje, në radhë të parë të VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoski.
“Është për keqardhje që deputetët e VMRO-DPMNE-së nënshkruajnë deklarata të noterizuara, Mickoski dhe liderët partiakë udhëheqin një fushatë për gjoja bullgarizim dhe asimilim, ndërsa në prapavijë shkojnë nëpër ambasada dhe japin garanci se nëse vijnë në pushtet nuk do ta kenë problem ta zbatojnë. amendamentet kushtetuese”, theksoi Bogoev, duke shtuar se VMRO-DPMNE nuk ka marrë pjesë në asnjë vendim shtetëror të rëndësishëm për të ardhmen e qytetarëve.
Bogoev bëri të ditur gjithashtu se në tre muajt e ardhshëm do të hyjë në procedurë parlamentare projektligji për vettingun. Sipas tij, Ligji për vettingun e zyrtarëve ishte pjesë e platformës së koalicionit me Aleancën për Shqiptarët./ina
Një nga momentet më të diskutueshme të çerekfinales mes Argjentinës dhe Zvicrës ishte përjashtimi i sulmuesit zviceran Breel Embolo, i…
Argjentina ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Zvicrën me rezultat 3-1 pas vazhdimeve, në…
Argjentina ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Botës pas një fitoreje dramatike 2-1 ndaj Zvicrës, në një…
Argjentina dhe Zvicra do të luajnë vazhdimet, pasi 90 minutat e një çerekfinaleje dramatike përfunduan me rezultat 1-1.Kampionët e botës…
Zvicra ka barazuar rezultatin ndaj Argjentinës në 1-1 në pjesën e dytë, por gjyqtari Joao Pinheiro përjashtoi nga loja Breeel…
Argjentina e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale 1-0 ndaj Zvicrës, në një duel të fortë dhe fizik,…