Categories: maqedoni

Mickoski kundërshton ndryshimet kushtetuese në formën e kërkuar nga Bullgaria

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se nuk do të pranojë amendamentet kushtetuese ashtu siç paraqiten aktualisht nga pala bullgare.

Të lidhura

None found

Në një intervistë për podkastin “Rishtazi” të mediumit “Koha”, ai u shpreh i hapur për dialog. “Jam gati të ulem e të flas me cilindo, në çdo vend. Nuk mund të përcaktoj një afat kohor për bisedimet. Ato do të vijojnë për aq kohë sa duhet derisa të arrijmë një marrëveshje të qëndrueshme që na afron me objektivin final. Paralelisht, ne do të vazhdojmë me zbatimin e Agjendës Reformuese, duke ngritur shoqërinë dhe standardin e jetesës,” theksoi Mickoski.

Ai nënvizoi se e gjithë kjo çështje duhet të trajtohet mbi baza parimore, të cilat janë të padiskutueshme dhe duhet të zbatohen njësoj për të gjitha palët. “Nuk bëhet fjalë për të luajtur me parimet. Nuk do të ndalem tek ajo se cila qeveri maqedonase e ka negociuar atë marrëveshje me Brukselin, apo cili ishte qëndrimi ynë i atëhershëm. Publiku e di mirë se çfarë angazhimesh mori ajo administratë e mëparshme. Por, në të njëjtën kohë, edhe një qeveri bullgare ka marrë përsipër detyrimin për respektimin e të drejtave të njeriut,” shtoi ai.

Mickoski e cilësoi si joparimore situatën ku kërkohet që Shkupi të përmbushë zotimet e veta, ndërkohë që ana tjetër injoron detyrimet e saj. “Tani na kërkohet që, duke qenë ne jashtë e ju brenda, të pranojmë atë që është rënë dakord, por nga ana tjetër të shpërfillet ajo që ka pranuar një qeveri bullgare për respektimin e të drejtave të njeriut. Ka një sërë vendimesh të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg që lidhen me minoritetin maqedonas në Bullgari, të cilat urdhërojnë respektimin e të drejtave, përfshirë lejimin e regjistrimit të klubeve dhe shoqatave. Këto kërkesa të mos zbatohen, ndërsa ne të detyrohemi t’i plotësojmë tonat? Kjo është bullizëm dhe s’ka të bëjë fare me kriteret e Kopenhagës apo me vlerat e Bashkimit Evropian të konceptuara nga Schuman, De Gasperi dhe Adenauer,” deklaroi kryeministri.

Ai e përshkroi këtë si një logjikë të pastër force: “Ne jemi brenda, ju jeni jashtë dhe nëse doni të hyni, duhet ta pranoni këtë, përndryshe nuk hyni dot. Kjo është politikë me dy standarde dhe unë nuk jam ithtar i saj. Ajo që është e vlefshme për mua, do të vlejë edhe për ju, dhe e kundërta. Kjo nuk është një tavolinë pazaresh ku zgjedhim çfarë na leverdis. Këtu flasim për parime. Sa më shumë t’i respektoni ato, aq më shumë vlerë keni si njeri. Nëse kompromentoni parimet vetëm për leverdi, humbni rëndësinë tuaj.”

Mickoski ritheksoi se objektivi i qeverisë së tij është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian, jo një zgjidhje e përkohshme që do të përsëriste dështimet e së kaluarës. “Qëllimi ynë është integrimi në BE, jo thjesht hapja e negociatave. Kur të kemi në tryezë një marrëveshje që na garanton anëtarësimin, atëherë jemi të gatshëm për bisedime. Nuk pranojmë zgjidhje të momentit, që vetëm sa e fillojnë procesin. Ne e kemi merituar ta nisim këtë rrugëtim para 25 vjetësh. Unë kam qenë dëshmitar kur na thoshin se mjaftonte të ndryshonim emrin për t’u bërë anëtarë të NATO-s dhe për të çelur negociatat, e se duke qenë më të mirët në grup, për 4-5 vjet do të hynim në BE. Ato vite mbaruan para tre vitesh, kurse ne jemi ende në të njëjtën pikë ku ishim para ndryshimit kushtetues të emrit. E lëre më që kemi ndërruar dhe flamurin, kartëmonedhat dhe kemi amenduar Kushtetutën disa herë.”

Në fund, ai shtoi se retorika e “dritares së hapur” dhe premtimet e përsëritura e kanë bërë më të kujdesshëm. “Përvoja na ka mësuar me rrugën më të hidhur. Si kryeministër, unë thjesht po përpiqem t’i shoh gjërat më qartë tani,” përmbylli Mickoski.

të fundit

Meteorologia paralajmëron: Vala e tretë e të nxehtit do të sjellë 42°C në javën e parë të gushtit

Meteorologia e MeteoAlb, Lajda Porja, paralajmëroi se ditët e freskëta të javës së kaluar kanë marrë fund dhe se Shqipëria…

2 minutes ago

Smuggling busted in Bogorodica, 5,000 cigarette packs hidden among stone wool

Në një aksion të doganierëve në pikën kufitare Bogorodicë, gjatë kontrollit të një automjeti transportues me vlerë nëntë milionë denarë,…

4 minutes ago

Macron paralajmëron: Flakët në Francë janë më të rëndat që nga Lufta e Dytë Botërore

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se zjarret që kanë përfshirë zonën pranë qytetit të Bordeaux janë më të…

5 minutes ago

Mourinho identifikon mbrojtësin e dëshiruar për Real Madridin, synohet Renato Veiga

Real Madridi po monitoron Renato Veigën, mbrojtësin qendror 22-vjeçar me këmbë të majtë të Villarrealit, në këtë afat kalimtar veror,…

5 minutes ago

Bashkim Murtezi resigns from all positions in VLEN: I am leaving political life

Përgjegjësi i Komisionit Kadrovik dhe anëtari i Kuvendit Qendror të koalicionit VLEN, Bashkim Murtezi, ka njoftuar zyrtarisht të tërheqjen e…

5 minutes ago

Botërori 2026, ja lojtarët që nuk luajtën asnjë minutë

Pas gjashtë javësh konkurrimi intensiv, Kupa e Botës 2026 ka përfunduar dhe për shumicën e futbollistëve ka ardhur koha e…

6 minutes ago