Kryeministri Hristijan Mickoski e cilësoi konstruktiv propozimin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për një takim të drejtpërdrejtë me autoritetet bullgare.
None found
Sipas Mickoskit, presidentja e Komisionit Evropian e këshilloi t’i kërkonte ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme që të propozonte një takim në margjinat e takimit kushtuar Korridorit 8.
“E ndoqa atë këshillë, sepse mendoj se presidentja kishte plotësisht të drejtë ta bënte këtë propozim. Ministri e kërkoi takimin dhe tani i takon fqinjit tonë lindor të vendosë për hapat e mëtejshëm”, tha Mickoski.
Ai u shpreh se nuk pret që kërkesa të refuzohet, pasi një veprim i tillë, sipas tij, nuk do të ishte i mençur. “Nëse e refuzojnë, do të vërtetohen sërish tezat që kemi dhe shqetësimet tona. Megjithatë, vendimi është sovran i tyre, jo i yni”, deklaroi kryeministri.
Pas më shumë se tre vjet e gjysmë hetimesh, çështja që tronditi futbollin spanjoll po i afrohet momentit vendimtar. Gjykatësja…
Sundimi funksional i së drejtës, zbatimi konsikuent i ligjeve dhe përzgjedhja e kuadrove udhëheqëse në bazë të arsimit, përvojës së…
Kryetari i Komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, dënoi ashpër dhunën ndaj vajzës 26-vjeçare, e cila përfundoi në spital me lëndime…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Baloku, ka reaguar pas arrestimit të ish-ministrit të Kulturës, Haraqija. Në një postim, Baloku ka…
Spanja nuk do të jetë pengesë për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian, deklaroi kryediplomati spanjoll, Jose Manuel Albares, gjatë…
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në panelin ministror të Forumit Ekonomik të Vjenës, ku ka…