Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, foli sot për shifrat e fundit të prodhimit industrial dhe raportin e përditësuar mbi rritjen ekonomike për vitet 2024 dhe 2025. Sipas tij, të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS) tregojnë se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBV) po rritet me 3,8%.
ESHS-ja ka publikuar shifrat përfundimtare të PBV-së për vitin 2024 dhe ato të rishikuara për vitin 2025. Rritja për vitin 2024 është përditësuar nga 3% në 3,8%, ndërsa ajo për vitin 2025 nga 3,5% në 3,8%.
None found
Mickoski tha se objektivi fillestar i Qeverisë ishte që PBV-ja nominale të arrinte në 20 miliardë dollarë deri në përfundim të mandatit, por kjo vlerë u realizua që në vitin 2025. Ai shtoi se synimi i radhës është 22 miliardë dollarë, duke theksuar se zhvillimet e këtij viti do të përcaktojnë ecurinë e mëtejshme. Sipas tij, gjysma e parë e vitit ka qenë mbi pritshmëritë.
Kryeministri e cilësoi rritjen e treguesve si lajm të keq për opozitën dhe tha se Qeveria po punon për konsolidimin e vendit, pas gjendjes që, sipas tij, u la nga qeverisja e mëparshme. Ai përmendi si probleme një shtet të shkatërruar e të plaçkitur, ekonominë dhe qytetarët e rrënuar, si dhe mungesën e ideve.
Po ashtu, prodhimi industrial u rrit me 2,4% në shtator, muajin e fundit të tremujorit të tretë. Mickoski vuri në dukje se tremujori shënoi rritje industriale, ndërkohë që në botë po zhvillohet, siç u shpreh ai, një Luftë e Tretë Botërore e padukshme dhe e heshtur, e lidhur me zhvillimet në burimet energjetike./Telegrafi/
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka nisur takimet me përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës.…
Avokati Elenko Millanov, avokat mbrojtës i ish-drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami pas seancës së sotme për abuzimet në këtë…
Arsenali po intensifikon përpjekjet për transferimin e anësorit të Leipzigut, Antonio Nusa, por dallimi në vlerësimin e kartonit të tij…
Një bredh mahnitës 75 metra i lartë do të jetë pema e Krishtlindjeve e Qendrës Rockefeller në New York City…
Një bredh mahnitës 75 metra i lartë do të jetë pema e Krishtlindjeve e Qendrës Rockefeller në New York City…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur sot pyetjes gazetareske lidhur me shifrat më të fundit të prodhimit industrial…