Categories: maqedoni

Mickoski: Eksportet po avancojnë më shpejt se importet, deficiti tregtar në rënie dhe rritja vjetore mund të arrijë 4%

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se eksportet kanë shënuar rritje më të madhe se importet, duke sjellë edhe ngushtimin e deficitit tregtar. Ai iu referua të dhënave të regjistruara gjatë shtatë muajve të parë të vitit.

Të lidhura

None found

Sipas Mickoskit, shifrat e muajit korrik kanë tejkaluar parashikimet, ndërsa rritja e importeve është ndikuar kryesisht nga çmimet e larta të naftës dhe produkteve të saj. Nëse çmimet në këtë sektor do të stabilizohen, kryeministri pret që deficiti tregtar të reduktohet edhe më tej.

“Të dhënat e para për muajin e parë të tremujorit të tretë, që është korriku, janë vërtet mbi pritshmëritë tona, veçanërisht sa i përket eksporteve, të cilat, e përsëris, po rriten më shpejt se importet. Ndërsa importet po rriten për shkak të çmimeve të larta të naftës dhe produkteve të saj. Nëse ajo pjesë e tregut do të stabilizohej, atëherë ajo diferencë do të ishte edhe më e madhe dhe mbulimi do të ishte edhe më i madh. Kjo do të thotë se deficiti tregtar do të ishte edhe më i vogël, gjë që për mua është me të vërtetë një tregues tjetër se më në fund mund të flasim për një situatë të konsoliduar. Duke marrë parasysh se ku ishim 25-26 muaj më parë”, tha Mickoski.

Ai theksoi se këto tregues janë arritur në një klimë të vështirë ndërkombëtare, kur bota po përballet me kriza energjetike dhe ekonomike. Në të njëjtën kohë, Bashkimi Evropian ka shënuar rritje prej 1.2%, ndërsa eurozona vetëm 1%.

Mickoski bëri të ditur se rritja e produktit të brendshëm bruto ishte afërsisht 3% në vitin 2024 dhe 3.5% në vitin 2025. Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, rritja ka arritur në 3.7%, ndërsa pritshmëria është që viti të përfundojë me një rritje nga 3.5 deri në 4%.

“Vitin 2024 e mbyllëm me një rritje të produktit të brendshëm bruto prej afërsisht 3%, vitin 2025 3.5%, këtë vit në gjysmën e parë jemi 3.7%, presim ta mbyllim vitin midis 3.5 dhe 4% në kushte kur kemi krizën më të madhe energjetike në botë që njerëzimi e mban mend, luftën në Ukrainë, por edhe krizën ekonomike në rritje në Evropë, dhe mendoj se kjo përfaqëson një rezultat vërtet të mirë dhe pozitiv”, u shpreh Mickoski.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se beson që gjatë tre viteve të ardhshme Maqedonia do të shndërrohet në një vend shumë më të mirë për të jetuar sesa është aktualisht. /tv21

të fundit

Drita dhe Drenica ndahen pa gola në Gjilan

Drita dhe Drenica kanë barazuar me rezultat 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Superligës së Kosovës.Drita…

1 minute ago

Witkoff dhe Kushner takohen me Putinin në Moskë në kuadër të përpjekjeve amerikane për paqen në Ukrainë

Përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë kanë hyrë në një fazë të re.…

2 minutes ago

Partizani pati fatin në anën e tij”, zv.trajneri i Vllaznisë: Na mungon qetësia para portës

Ergi BorshiPartizani ka fituar përballë Vllaznisë në transfertë mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të…

7 minutes ago

VIDEO/ Kristjan Asllani shënon një supergol për Al Jazira, “EUROGOL” nga distanca që vulosi fitoren

Kristjan AsllaniKristjan Asllani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Al Jazira fitoi në transfertë përballë Shabab Al-Ahli…

19 minutes ago

Regjisorja greke 29-vjeçare humb jetën në aksident, familja synon të përfundojë filmin e saj të fundit

Një aksident tragjik në Athinë i ka marrë jetën në moshën vetëm 29-vjeçare regjisores dhe skenaristes së re greke Maria…

20 minutes ago

Daut Haradinaj thotë se është kërcënuar nga pjesëtarë rusë dhe serbë

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj, ka bërë me dije se ka qenë shënjestër e kërcënimeve nga pjesëtarë…

20 minutes ago