Categories: maqedoni

Mickoski: Inflacioni në Maqedoninë e Veriut gjatë korrikut ishte më i ulët se mesatarja e BE-së

Kryeministri Hristijan Mickoski bëri të ditur se inflacioni vjetor në Maqedoninë e Veriut gjatë korrikut ishte 2,3 për qind, ndërsa çmimet me pakicë u rritën me 1,8 për qind.

Të lidhura

None found

Sipas tij, mesatarja e inflacionit në Bashkimin Evropian ishte 2,93 për qind, çka, siç theksoi Mickoski, e vendos Maqedoninë e Veriut nën nivelin mesatar evropian. Ai shpjegoi se BE-ja është partneri më i madh tregtar i vendit, ndaj kjo shifër është e rëndësishme për krahasim.

Mickoski iu referua edhe situatës së vitit 2022, kur vendi drejtohej nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së. Ai tha se në atë periudhë inflacioni ishte dyshifror dhe herë pas here arrinte deri në 20 për qind, ndërsa në korrik ishte mbi 14 për qind, përkatësisht rreth 14,7 për qind. Sipas tij, në atë kohë mesatarja e BE-së ishte dy herë më e ulët se inflacioni në Maqedoninë e Veriut.

“Në korrik, inflacioni në Maqedoni, pra rritja vjetore e çmimeve, ishte 2,3%, ndërsa çmimet me pakicë në markete u rritën me 1,8%. Në Bashkimin Evropian mesatarja ishte 2,93%. E përmend Evropën sepse BE-ja është partneri ynë më i madh tregtar. Ju kujtohet viti 2022, kur qeverisnin LSDM-ja dhe BDI-ja dhe kur inflacioni me dy shifra arrinte herë pas here deri në 20%; atëherë na thoshin se ishte i importuar. Në atë periudhë, mesatarja evropiane ishte dy herë më e ulët se inflacioni në vendin tonë. Sot, te ne ai është gjysma e mesatares evropiane”, deklaroi Mickoski.

Ai shtoi se renditja e Maqedonisë së Veriut në rajon ka ndryshuar ndjeshëm. Duke krahasuar 12 vende — Slloveninë, BeH-në, Kroacinë, Malin e Zi, Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Rumaninë, Bullgarinë, Greqinë, Turqinë dhe Maqedoninë — kryeministri tha se në korrik të vitit 2022 vetëm Turqia, Rumania dhe Bullgaria kishin rezultate më të dobëta, ndërsa vendi renditej i nënti. Tani, sipas tij, Maqedonia e Veriut është e dyta, me të gjitha vendet e tjera pas saj. “Kjo është diferenca mes kësaj qeverie dhe asaj. Në atë kohë inflacioni ishte mbi 14%, mendoj 14,7% ose diçka e tillë, ndërsa tani është 2,3%”, përfundoi Mickoski.

të fundit

Maqedonia e Veriut inauguron ambasadën rezidente në Vilnius

Maqedonia e Veriut ka hapur ambasadë rezidente në Vilnius, Lituani."Ambasadën e hapën ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të…

10 minutes ago

Hoti për Kurtin: Vetëm katër në dhjetë persona punojnë, ndërsa kostoja e jetesës është dyfishuar

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me deklaratat për uljen e pabarazisë në paga. Përmes…

17 minutes ago

Maran përcakton skemën e Shqipërisë përballë Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll po vazhdon përgatitjet me intensitet për ndeshjen e rëndësishme ndaj Finlandës. Nën urdhrat e selektorit…

18 minutes ago

Zubimendi mohon largimin nga Arsenali dhe sqaron zërat për Atleticon e minutat e kufizuara

Mesfushori i Arsenalit, Martin Zubimendi, ka mohuar kategorikisht raportimet që e lidhin me një transferim të mundshëm te Atletico Madridi,…

18 minutes ago

Yamal surprizon tifozët në Barcelonë me kufje dhe bileta për Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, ka mbajtur premtimin e dhënë para Kupës së Botës, duke shpërndarë 100 palë kufje të…

25 minutes ago

After Giorgos Mazonakis’s death, personal items are missing from his villa: a towel and ashtray raise questions

Një mister i ri ka lindur rreth vilës së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis në zonën e Voulës, pasi…

29 minutes ago