Categories: maqedoni

Mexhiti: Pas 24 muajsh, ndryshimi nuk mbetet slogan, por është bërë realitet

Me rastin e dy vjetëve të qeverisjes së VLEN-it, bashkëkryetari Izet Mexhiti deklaroi se vendi ndodhet në një etapë të re politike, ku vendin e premtimeve po e zënë rezultatet konkrete dhe ku institucionet po rikthehen në funksion të qytetarëve.

Të lidhura

None found

Sipas tij, këto dy vite kanë qenë një rrugëtim i vështirë, por i nevojshëm, për të ngritur një model të ri qeverisjeje të mbështetur mbi përgjegjësinë dhe besimin.

“Sot jemi mbledhur këtu jo vetëm për t’i llogaritur muajt ose për t’i radhitur projektet që i kemi realizuar, por për të folur për një rrugë që e kemi kaluar së bashku… Kur themi 24 muaj VLEN-i në punë, nuk e themi si slogan, por si përgjegjësi,” u shpreh Mexhiti.

Ai nënvizoi se qasja në qeverisje ka pësuar ndryshim rrënjësor, duke e vendosur qytetarin në qendër të vendimmarrjes. “Besuam se politika mund të jetë mjet shërbimi. Se institucionet mund të punojnë për qytetarin. Dhe se besimi fitohet me vepra, jo me fjalë,” deklaroi ai.

Duke folur për reformat kryesore, Mexhiti përmendi miratimin e Ligjit për Medresenë “Isa Beu”, përparimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, si edhe veprimet kundër industrisë së lojërave të fatit, mes tyre mbyllja e platformave ilegale dhe kufizimi i kazinove pranë shkollave.

Ai ndaloi edhe te ndryshimet në arsim, duke theksuar se studentët shqiptarë shumë shpejt do të kenë mundësinë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, bashkë me dhjetëra provime dhe licenca profesionale.

Në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe të infrastrukturës, Mexhiti përmendi 306 projektet në komunat shqiptare, investimet në kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”, në Sheshin “Skënderbeu” dhe në Spitalin e Tetovës, si dhe projektet strategjike si Autostrada Shkup–Bllacë, Korridori 8 dhe One Stop Shop në pikat kufitare.

Në fund, ai vlerësoi se ndryshimi tashmë është i dukshëm dhe i prekshëm për qytetarët.

“Për 24 vjet ndryshimi dukej si premtim. Për 24 izetmuaj ai u bë realitet që qytetarët mund ta shohin dhe ta prekin,” u shpreh Mexhiti.

të fundit

“He is a war criminal, his place is in The Hague” / Netanyahu’s office responds to Mamdani’s accusations: The damage his policies are causing to New York…

Deklaratat e Zohran Mamdanit, kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, në lidhje me një arrestim të mundshëm të Benjamin Netanyahut…

1 hour ago

“Ai është kriminel lufte, vendi i tij është në Hagë” / Përgjigjja e zyrës së Netanyahut ndaj akuzave të Mamdanit: Dëmet që po i shkaktohen Nju Jorkut nga politika e tij…

Deklaratat e Zohran Mamdanit, kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, në lidhje me një arrestim të mundshëm të Benjamin Netanyahut…

2 hours ago

Rodri vlerësohet si lojtari më i mirë i Botërorit, Cubarsi merr çmimin e talentit më të ri

Përfundimi i Kupës së Botës 2026 solli edhe ndarjen e çmimeve individuale për futbollistët më të dalluar të turneut, me…

2 hours ago

Zhgënjimi dhe klasa e Messit pas finales së humbur të Botërorit 2026

Lionel Messi e përjetoi një tjetër finale të madhe me fanellën e Argjentinës, por kësaj radhe nuk arriti ta mbyllte…

2 hours ago

Lifeless bodies of three people who traveled from Skopje to Kosovo found in crashed vehicle

Burimet e Alsat bëjnë të ditur se makina sapo është gjetur e përmbysur dhe rënë në afërsi të kufirit me…

2 hours ago

VIDEO / Përplasjet fizike të Leandro Paredes pas finales së Kupës së Botës, konfrontohet me Eric Garcia dhe Gavin

Finalja e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës nuk u mbyll vetëm me festën e spanjollëve, por edhe me…

2 hours ago