Bashkëkryetari i VLEN-it në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti, u ka bërë thirrje subjekteve politike shqiptare që të bashkohen për të mbështetur procesin e apelimit lidhur me ish-krerët e UÇK-së.
None found
Sipas tij, vendimi i shkallës së parë të Dhomave të Specializuara është pritur me indinjatë, ndaj dallimet politike duhet të lihen mënjanë për t’i dhënë mbështetje të përbashkët procesit në Gjykatën e Apelit.
“Vendimin për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së e kemi marrë me indinjatë. Por, është momenti t’i tejkalojmë dallimet si subjekte politike. Gjithandej ku jemi, duhet të bëhemi bashkë për procesin në Gjykatën e Apelit”, deklaroi Mexhiti.
Ai nënvizoi se vendimi i shkallës së parë nuk shënon fundin e betejës juridike.
“Me të gjitha forcat duhet ta fitojmë betejën e dytë. Pra, nuk e kemi humbur luftën”, u shpreh bashkëkryetari i VLEN-it, duke i cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare si pjesën më të lavdishme të historisë së shqiptarëve gjithandej.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar paraburgim ndaj B.D., i dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës 3-muajshe. Sipas njoftimit…
Milani po planifikon të bëjë një tjetër përpjekje për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Endrick, gjatë afatit kalimtar të…
Modelet e avancuara të inteligjencës artificiale kanë shënuar një përparim të jashtëzakonshëm, duke tejkaluar në shumë fusha aftësitë e shkencëtarëve…
Kompania Anthropic ka paralajmëruar se inteligjenca artificiale (IA) mund të përbëjë “rreziqe katastrofike ose ekzistenciale për njerëzimin”, teksa ka zbuluar…
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se punëkryesi që ka hapur ilegalisht një rrugë në Bjeshkën e Lybeniqit është…
Në vend janë regjistruar katër raste të konfirmuara laboratorikisht me fruth, njëri prej të cilëve është rast i importuar, në…