Categories: kosovë

Mexhiti përshëndet rizgjedhjen e Kurtit: Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të thellojnë bashkëpunimin

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, i ka përcjellë urimet Albin Kurtit pas rikthimit në detyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Në një mesazh të publikuar në Facebook, Mexhiti nënvizoi se bashkëpunimi dypalësh mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut duhet të vijojë, veçanërisht përmes projekteve të përbashkëta infrastrukturore dhe angazhimit për të ardhmen evropiane të rajonit.

Të lidhura

None found

Sipas tij, në ditët në vijim të dyja shtetet do të punojnë së bashku në të mirë të qytetarëve të tyre. Ai veçoi investimet infrastrukturore, të cilat, siç u shpreh, po i afrojnë dy vendet më shumë se më parë.

Në urimin e tij, Mexhiti e cilësoi Kurtin mik dhe i uroi sukses në mandatin e ri si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Ai shprehu bindjen se Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të vijojnë një bashkëpunim të frytshëm, me vëmendje te projektet e përbashkëta që forcojnë lidhjet mes tyre dhe te ndërtimi i së ardhmes evropiane të rajonit.

Mexhiti theksoi gjithashtu se institucionet e qëndrueshme, të krijuara mbi vullnetin e sovranit, përbëjnë bazën më të fortë për një qeverisje të përgjegjshme, të vendosur dhe të guximshme, e cila synon ndërtimin e shtetit mbi themele të fuqishme e afatgjata.

Në të njëjtën kohë, ai deklaroi se Republika e Kosovës e ka mbështetjen e plotë të Maqedonisë së Veriut në këto momente që i konsideroi historike, veçanërisht për luftën çlirimtare mbi të cilën u ngritën themelet e Republikës së pavarur.

Zëvendëskryeministri shtoi se historia ka dëshmuar raste kur ligji është përdorur për të prodhuar vendime të debatueshme, por asnjë vendim i ndikuar politikisht nuk mund ta ndryshojë të vërtetën historike. Sipas tij, asnjë autoritet nuk mund ta zhbëjë përmes një akti juridik atë që një popull e ka arritur me sakrifica dhe vetëmohim.

të fundit

Navalnaya paralajmëron për afrimin mes regjimeve autoritare dhe së djathtës ekstreme në Evropë

E veja e opozitarit rus Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, ka paralajmëruar për rritjen e bashkëpunimit mes regjimeve autoritare dhe partive…

6 minutes ago

Sofia Vergara dhe Dan Reynolds bashkë në darkë: Një foto ngjall aludime për romancë

Aktorja e njohur e serialit “Modern Family”, Sofia Vergara, dhe këngëtari i grupit “Imagine Dragons”, Dan Reynolds, janë fotografuar së…

7 minutes ago

MPB nënshkruan kontratë mbi 2.1 milionë euro për dokumente dhe sisteme, pas negocimit

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nënshkruar kontratë në vlerë mbi 2.1 milionë euro për furnizim me dokumente blanko…

22 minutes ago

Onur Çakici officially takes over as KFOR deputy commander

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kryesoi ceremoninë e dorëzimit të detyrës për postin e zëvendëskomandantit në selinë e KFOR-it.…

22 minutes ago

Taravari: The time has come for constitutional amendments and further steps toward European integration

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…

23 minutes ago

DNA links Ted Bundy to the murder of Melissa Ann Smith more than 50 years after the crime

Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…

23 minutes ago