Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se bisedimet për rikonstruimin e Qeverisë kanë hyrë në fazën përmbyllëse dhe se deri në fundjavë pritet të qartësohet përbërja e re qeveritare.
Ai për “TV Sitel” deklaroi se negociatat mes partnerëve të koalicionit po vazhdojnë dhe se ende nuk ka një vendim të prerë. Sipas tij, në ditët në vijim pritet të arrihet zgjidhja finale, pasi diskutimet nuk kanë përfunduar. Mexhiti theksoi se deri tani janë mbajtur disa takime dhe po vlerësohet puna e të gjithë ministrave dhe zëvendësministrave.
None found
Sipas tij, pjesë e këtyre negociatave është edhe shqyrtimi i zbatimit të programit qeveritar, si dhe i prioriteteve të institucioneve dhe rezultateve të arritura deri tani.
“Po flasim për programin, për vendin ku ndodhet secili, për prioritetet, për atë që është realizuar dhe çfarë jo. Pra, po hyjmë në fazën finale, ku deri në fundjavë do të kemi një pasqyrë të qartë brenda koalicionit dhe subjekteve politike”, tha Mexhiti.
Sipas tij, ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për mbylljen e negociatave dhe për përcaktimin e hapave të mëtejshëm në procesin e rikonstruimit të Qeverisë.
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku u diskutua për situatën në…
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku u diskutua për situatën në…
Drilon Hazrollaj ishte një nga emrat më premtues të futbollit të Kosovës. Paraqitjet e shkëlqyera me Malishevën, golat e shumtë…
Policia e Tiranës ka dhënë detajet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në…
Është zgjidhur misteri i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Komunës së Parisit. 46-vjeçari Ismet Habili…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, i është kundërpërgjigjur ministrit të…