Mbrojtja e Artan Grubit ka reaguar pas tubimit të zhvilluar mbrëmjen e kaluar pranë banesës së tij, duke u kërkuar ndjesë qytetarëve që mund të jenë shqetësuar nga grumbullimi.
Avokatët sqarojnë se tubimi u krijua në mënyrë spontane, pasi u bë publik vendimi për heqjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj ish-zëvendëskryeministrit. Sipas tyre, në të morën pjesë qytetarë, fqinj dhe miq, ndërsa Grubi nuk kishte asnjë përfshirje në organizim.
None found
“Tubimi u zhvillua spontanisht para shtëpisë së Artan Grubit, pa fjalime, mesazhe apo simbole politike”, thuhet në reagimin e mbrojtjes.
Mbrojtja thekson se grumbullimi zgjati vetëm disa minuta dhe nuk kishte karakter politik. Për këtë arsye, ajo vlerëson se mbështetja e shprehur nga të pranishmit nuk duhet të shihet si mesazh apo iniciativë politike e Grubit.
“Në emër të klientit tonë, u kërkojmë falje të gjithë qytetarëve që mund të jenë shqetësuar mbrëmë nga tubimi spontan, i cili zgjati disa minuta dhe mund të ketë krijuar një perceptim të gabuar në opinion”, thuhet në komunikatë.
Avokatët nënvizojnë gjithashtu se vendimi për heqjen e arrestit shtëpiak është marrë nga organet kompetente, përmes një procedure ligjore, dhe nuk duhet të përdoret për interpretime politike.
Reagimi i mbrojtjes pason njoftimin e Gjykatës Themelore Penale në Shkup, e cila bëri të ditur se masa e arrestit shtëpiak ndaj Grubit, të akuzuarit të dytë në çështjen “Lotaria e Maqedonisë”, është shfuqizuar sipas ligjit. Vendimi u mor për shkak të përfundimit të afatit maksimal prej 60 ditësh nga depozitimi i aktakuzës.
Pavarësisht heqjes së arrestit shtëpiak, gjykata ka vendosur masa kujdesi ndaj tij. Ato përfshijnë ndalimin e largimit nga vendbanimi, paraqitjen periodike në gjykatë dhe ndalimin e komunikimit me persona të caktuar.
Ndërkohë, dokumenti i udhëtimit vijon të jetë i konfiskuar, pasi gjykata nuk e ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për kthimin e tij në këmbim të një garancie.
Mbrojtja deklaron se do të përqendrohet te çështjet juridike të rastit, mbrojtja e të drejtave të Artan Grubit dhe zhvillimi i një procesi gjyqësor të ligjshëm e të drejtë.
Kuvendi i RMV-së sot konfirmoi dorëheqjen e zëvendësministrit të Shëndetësisë, Jovica Andovski.Deputetët miratuan rendin e ditës të seancës së 126-të,…
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, deklaroi sot se arratisja e Iva Mihajlovës në Bullgarinë fqinje është për shkak të mbërritjes…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal të Bashkisë së Shkupit dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut,…
Mbrojtja e Artan Grubit është distancuar publikisht nga tubimi i mbrëmshëm para shtëpisë së tij, i organizuar pas heqjes së…
Nicolo Tresoldi, sulmuesi i Club Brugge, i cili shkëlqeu me një het-trik në “San Siro” për ta mposhtur Interin në…
LSDM akuzon se pas largimit të Iva Mihailovës në Bullgari ka qëndruar një marrëveshje mes funksionarëve të pushtetit dhe kërkon…