Categories: maqedoni

Çmimet e apartamenteve në Maqedoni vijojnë të rriten në tremujorin e dytë

Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, në tremujorin e dytë të këtij viti çmimet e apartamenteve shënuan rritje prej 13.3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, nga shifrat vihet re se ritmi i rritjes po ngadalësohet, pasi në tremujorin e parë të këtij viti norma vjetore e rritjes së çmimeve të pasurive të paluajtshme ishte 16.6 për qind.

Të lidhura

None found

Gjatë vitit të kaluar, në dy tremujorët e parë çmimet e apartamenteve u rritën me më shumë se 19.5 përqind, ndërsa në dy tremujorët e dytë, rritja vjetore e çmimeve të pasurive të paluajtshme kaloi 25 për qind.

Indeksi i çmimeve të apartamenteve, që përfshin vetëm territorin e qytetit të Shkupit dhe përllogaritet mbi bazën e çmimeve të shitjes së apartamenteve të reklamuara, por jo të realizuara, ka shënuar rritje në tremujorin e dytë të vitit 2026.

Të dhënat e Agjencisë së Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme tregojnë se në tremujorin e parë të këtij viti pati rënie të numrit të transaksioneve në tregun e pasurive të paluajtshme. Krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar, në periudhën janar-mars 2026 numri i apartamenteve të shitura u pakësua me 27 për qind, ndërsa vlera e përgjithshme financiare e tyre ra me 23 për qind.

Po ashtu, numri i shtëpive të shitura pësoi ulje prej 23 për qind. Në të njëjtën kohë, shitjet e tokës bujqësore dhe pyjeve ranë me 8 për qind në baza tremujore, ndërsa shitja e lokaleve tregtare shënoi rënie prej 11 për qind.

Edhe pse ndërtimet vazhdojnë dhe çmimet e pasurive të paluajtshme janë në rritje, në terren po vërehet një dukuri paradoksale: gjithnjë e më shumë apartamente në Shkup mbeten të pabanuara. Ndërkohë që çmimi për metër katror po arrin nivele rekord, një pjesë e banesave të reja nuk po përdoren as për banim dhe as për t’u dhënë me qira.

Sipas ekspertëve, kjo lidhet me disa faktorë, mes tyre blerja e apartamenteve si formë investimi, apo “mbajtja e parave në beton”, pritshmëritë për rritje të mëtejshme të çmimeve, qiratë e larta që largojnë qiramarrësit, si dhe pasiguria për qiradhënien afatgjatë. Në këto rrethana, shumë pronarë zgjedhin të mos i japin fare me qira pronat e tyre.

Në muajin maj, kreditë për ekonomitë familjare regjistruan rritje mujore prej 1,3% dhe vjetore prej 12,0%, të nxitura nga zgjerimi i kreditimit si në denarë, ashtu edhe në valutë të huaj, me ndikim më të madh nga kreditë e shprehura në denarë.

Sipas qëllimit të kredive të miratuara për individët, në muajin maj dy kategoritë më të përhapura, kreditë konsumatore dhe ato për strehim, shënuan rritje mujore përkatësisht prej 1,1% dhe 1,4%, ndërsa normat e rritjes vjetore ishin 11,2% dhe 16,3%.

Në gjashtë vitet e fundit, pra nga muaji maj 2020 deri në muajin maj 2026, kreditë banesore janë më shumë se dyfishuar, nga 52,959 milion denarë në 116.017 milion denarë, ose nga mbi 800 milion euro në afër 2 miliardë euro. (koha.mk)

të fundit

Çmimet e banesave në Shkup kalojnë 3 mijë euro për m², shitjet bien me 14%

Blerja e një banese po bëhet gjithnjë e më e vështirë për qytetarët. Në disa lagje të Shkupit, çmimi për…

19 minutes ago

California villa where five people were murdered is back on the market for $4.6 million

Një vilë luksoze në Kaliforni, e lidhur me një prej masakrave më të tmerrshme të vitit 1970, ka dalë sërish…

23 minutes ago

Britain: Mother of two stabbed in the heart and tried to drive to hospital

Një ngjarje tragjike ka tronditur Britaninë e Madhe, ku një nënë 47-vjeçare e dy fëmijëve humbi jetën pasi u godit…

23 minutes ago

Government approves bills on energy and cybersecurity, dismisses Deputy Minister Endrit Hoxha

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa projektligje dhe vendime në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte. Në fokus të vendimmarrjes…

23 minutes ago

Police checks in Vlorë: Rapid Intervention Force and crime units inspect vehicles and people in Çole and other areas

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në bashkëpunim me strukturat e Krimeve, kanë zhvilluar kontrolle të shtuara në disa zona…

24 minutes ago

Kurti and Berset continue talks on Kosovo’s admission to the Council of Europe

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain…

24 minutes ago