lifestyle

Në ditën e Shën Valentinit, Eurostat ripublikon të dhënat: Martesat bien ndjeshëm në Europë, ndërsa në Shqipëri janë ende ndër më të lartat

Në ditën e Shën Valentinit, Eurostat ka ripublikuar të dhëna lidhur me martesat dhe divorcet në shtetet e Europës.

Që nga viti 1964 (viti i parë për të cilin disponohen të dhëna), norma bruto a martesave në BE ka rënë me më shumë se 50% në terma relativë. Nga 8.0 për 1000 persona që ishte ky tregues në 1964 ka zbritur në 3.9 në 2021.

Të lidhura

None found

Tendenca rënëse është ndërprerë nga disa periudha në 1989 (6.4), 2000 (5.2), 2007 (5.0) dhe 2018 (4.5).

Rënia e vërejtur midis 2019 (4.3 për 1 000 persona) dhe 2020 në shkallën bruto të martesave mund të interpretohet si një nga shenjat e efektit të pandemisë COVID-19 në zhvillimin e popullsisë së BE-së. Më pas, mund të vërehet një rritje në normën bruto të martesës për të arritur në 3.9 në vitin 2021.

Ndërsa martohen më pak, europianët divorcohen më shumë. Në të njëjtën periudhë, shkalla bruto e divorcit është dyfishuar, duke u rritur nga 0.8 për 1 000 persona në 1964 në 1.7 në 2021.

Shkalla e divorcit arriti kulmin në 2006 (2.1) dhe ka ardhur duke u ulur pak që atëherë. Një pjesë e kësaj rritjeje mund të jetë për shkak të faktit se në disa shtete anëtare të BE-së divorci u legalizua gjatë kësaj periudhe (për shembull, në Itali, Spanjë, Irlandë dhe Maltë).

Shqipëria ka normën më të lartë të martesës në Europë

Në vitin 2021, normat më të larta të martesave ishin në Hungari (7.4 martesa për 1000 persona), Rumani, Letoni dhe Lituani (të gjitha 6.0). Normat më të ulëta të martesave u raportuan në Slloveni, Portugali (të dyja 2.8 martesa për 1 000 persona) dhe Luksemburg (3.0).

Eurostat përmend se në vendet kandidate, shkalla bruto e martesës ishte përgjithësisht më e lartë se mesatarja e BE-së.

Ajo varionte ndërmjet 4.8 martesa për 1000 persona në Serbi dhe 7.0 në Shqipëri.

Shqipëria renditet e dyta në Europë pas Hungarisë për nivelin e lartë të martesave, gjithsesi mungojnë të dhënat për Kosovën, që është shteti me moshë më të re dhe nivel më të lartë të martesave në raport me popullsinë.

Shumë martesa, por dhe shumë divorce

Sipas Eurostat, për divorcet, në vitin 2021 normat më të ulëta në BE u regjistruan në Maltë (0.6 divorce për 1000 persona) dhe Slloveni (1.1). Në të kundërt, normat e divorcit ishin më të lartat në Lituani (2.8 divorce për 1 000 persona), Letoni (2.5) dhe Suedi (2.3).

Në vitin 2021, vendet kandidate kishin norma të papërpunuara divorcesh që varionin midis 1.0 divorc për 1000 persona në Maqedoninë e Veriut dhe 1.4 në Serbi.

Në Shqipëri norma bruto e divorcit ishte 1.1, me rënie të ndjeshme nga 2019-a, kur treguesi ishte 2.1, më i larti në rajon në atë kohë./Monitor

 

të fundit

Barcelona ndryshon kurs pas pengesës për Julian Alvarez, piketon Darwin Nunezin

Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të Darwin Nunezit si një alternativë me kosto më të ulët për repartin ofensiv…

47 seconds ago

Basha publikon pamje të reja nga ndërtimi i rrugës Prizren–Tetovë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka publikuar pamje nga punimet që po zhvillohen në rrugën Prizren–Tetovë, duke theksuar…

2 minutes ago

Vijon procesi gjyqësor për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj do të mbahet seanca e radhës gjyqësore në rastin e vrasjes së rreshterit të Policisë…

13 minutes ago

Ronaldo pranë lamtumirës me Portugalinë, zbulohet data e ndeshjes së fundit

Sipas raporteve të fundit, Cristiano Ronaldo mund ta përfundojë zyrtarisht së shpejti karrierën e tij rekord-thyes me ekipin kombëtar portugez.Spekulimet…

19 minutes ago

Stuhi të fuqishme në Ballkan, dy viktima në Shqipëri/ DW: Shkak ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor

Ballkani u përfshi nga stuhi të fuqishme. Sipas autoriteteve në Shqipëri dy vetë kanë humbur jetën si pasojë. Në Maqedoninë…

22 minutes ago

E ardhmja e LDK-së mes kërkesave për reflektim, bashkim dhe vendimmarrje demokratike

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka kërkuar mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë dhe shpalljen…

23 minutes ago