Maqedonia e Veriut nuk e ka në plan, të paktën për momentin, zëvendësimin e pikëpagesave me vinjeta. Në vend të kësaj, po shqyrtohet kalimi drejt pagesave elektronike dhe një skeme ku tarifa do të përcaktohej nga distanca e përshkuar në autostradë.
Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ka deklaruar se analizat e kryera tregojnë që më shumë se 70 për qind e automjeteve të regjistruara në vend nuk largohen nga komuna përkatëse. Sipas tij, autostradat dhe rrugët ekspres përdoren vetëm nga rreth 30 për qind e tyre.
None found
Për këtë arsye, Nikolloski e konsideron vinjetën e përgjithshme si një kosto të panevojshme për pronarët e automjeteve që i përdorin rrallë këto akse rrugore.
Në diskutim është edhe qarkullimi tranzit. Të dhënat e paraqitura tregojnë se në Korridorin 10 kalojnë afërsisht 4,5 milionë automjete çdo vit, ndërsa një pjesë e rëndësishme e arkëtimeve në pikëpagesa vjen nga udhëtarët e huaj.
Vetëm gjatë vitit 2025, të ardhurat nga pagesat rrugore arritën në rreth 67,6 milionë euro.
Megjithatë, sistemi i vinjetave nuk do të thotë domosdoshmërisht se çdo automjet duhet ta blejë atë. Në disa shtete evropiane, vinjetën e marrin vetëm drejtuesit që përdorin rrjetin përkatës rrugor dhe mund të zgjedhin edhe kohëzgjatjen e vlefshmërisë. Për këtë arsye, ende po vlerësohet nëse një model i tillë do të ishte më i dobishëm për shtetin dhe për përdoruesit e rregullt.
Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore po punon mbi analizën e një sistemi elektronik të mbyllur, në të cilin pagesa do të përcaktohej nga numri i kilometrave të udhëtuara. Ky koncept po shqyrtohet për Korridorin 8, ndërkohë që po zgjerohet edhe përdorimi i pajisjeve M-TAG dhe i pagesave elektronike.
Në rast se ky model vihet në zbatim, drejtuesit që udhëtojnë në distanca më të mëdha do të paguajnë tarifa më të larta, ndërsa ata që përdorin vetëm segmente të shkurtra do të kenë pagesa më të ulëta.
Ende nuk është vendosur nëse sistemi do të përfshijë abonime ose lehtësime për qytetarët që udhëtojnë çdo ditë drejt vendit të punës.
Valencia ka vendosur sulmuesin kosovar Vedat Muriqi në listën e lojtarëve që synon për të përforcuar repartin ofensiv gjatë afatit…
Kombëtarja e Kosovës në futboll nuk pati kampanjë të mirë në edicionin e pestë të Ligës së Kombeve, duke përfunduar…
Kosova është renditur ndër vendet me vlerësimin më të lartë për sigurinë dhe rendin publik në Evropë, sipas të dhënave…
Rruga Qafë Buall–Krastë, që lidh Bulqizën me zonën e Martaneshit, është bllokuar këtë të enjte pas shembjes së një masivi…
Ushtruesja e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka konfirmuar se është arritur marrëveshje për…
Edhe 45.2 milionë denarë janë transferuar nga buxheti Qendror në Bankën Zhvillimore për t’i mbështetur investimet që kanë realizuar kompanitë…