Qendra për Menaxhim me Kriza bëri të ditur se deri në orën 18:00 të ditës së sotme janë evidentuar gjithsej 22 zjarre në hapësira të hapura. Prej tyre, pesë vijojnë të jenë aktive, pesë janë vënë nën kontroll, ndërsa 12 janë shuar.
None found
Një prej vatrave ndodhet në territorin e komunës së Shtipit, mes fshatrave Selcë, Puhcë, Stepanci dhe Lakavicë, ku flakët kanë përfshirë bimësi të ulët. Në komunën e Strugës, zjarri ka prekur një zonë pyjore në hapësirat e fshatrave Piskupshtina, Lukovë dhe Burinec.
Edhe në komunën e Sarajit raportohet për një zjarr që ka përfshirë pyje me kërcell të ulët dhe bimësi të ulët, në rajonin e fshatrave Kopanicë dhe Radushë. Një tjetër vatër me bimësi të ulët është aktive në Arnakija të Poshtme, po në komunën e Sarajit. Ndërkohë, në fshatin Goshincë të komunës së Likovës është djegur një sipërfaqe me pyll të ulët.
Tre nga zjarret që aktualisht janë nën kontroll janë regjistruar në territorin e komunës së Makedonski Brodit.
Për sa u përket vatrave të shuara, dy prej tyre ndodheshin në territorin e komunës së Prilepit. Rastet e tjera janë regjistruar në komunat Bogovinë, Vallandovë, Veles, Vinicë, Gostivar, Dollnen, Likovë, Novo Sellë, Rankovcë dhe Saraj.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës paralajmëroi pasoja për gjashtë deputetë të kësaj partie që dolën kundër kandidaturës së Bekim…
Këshilltarja e ish-presidentes, Vjosa Osmani, Donika Kadaj-Bujupi ka reaguar pas deklarimeve të disa deputetëve të LDK-së se nuk do ta…
Deputetja e LDK-së është një nga gjashtë deputetët e kësaj partie që deklaruan që nuk e votojnë Bekim Sejdiun për…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim mirëseardhës ambasadorin e ri jo-rezident të Australisë në Republikën e…
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros, me bashkëpunëtorë. Gjatë…
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se gjashtë deputetë të kësaj partie kanë deklaruar se nuk do…