maqedoni

Maqedonia e Veriut dhe SHBA nënshkruajnë plan dhjetëvjeçar për zhvillimin e ushtrisë dhe mbrojtjes

Ministrja e Mbrojtjes e RMV-së Slavjanka Petrovska dhe sekretari amerikan i mbrojtjes Loid Austin nënshkruan plan bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes për dhjetë vitet e ardhshme.
Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, udhërrëfyesi i ri që u nënshkrua, përcakton fushat në bashkëpunimin në mes RMV-së dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes që do të jenë prioritete në dekadën e ardhshme dhe përmes të cilave do të zhvillohet mbrojtja dhe ushtria.

“Sot, Maqedonia e Veriut është shtet anëtar i NATO-s dhe ne, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qëndrojmë krah për krah në përballjen me sfidat e përbashkëta të sigurisë. Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara na dhanë një mbështetje të madhe që nuk ishte vetëm financiare. Kemi shkëmbyer njohuri dhe përvojë, kemi praktikuar dhe trajnuar së bashku dhe jemi krenarë që kontribuojmë në sigurinë e NATO-s dhe të rajonit”, tha në takim ministrja Petrovska.
Ndërsa sekretari amerikan i Mbrojtjes theksoi se RMV është një mik i vjetër dhe i shkëlqyer i Shteteve të Bashkuara me të cilin ndajnë të njëjtat interesa dhe vlera.

Të lidhura

None found

Petrovska dhe Austin dënuan agresionin rus kundër Ukrainës, ndërsa Austin falënderoi Maqedoninë e Veriut për angazhimin e saj ndaj popullit ukrainas, për forcimin e krahut lindor të Aleancës përmes pjesëmarrjes në forcat shumëkombëshe të NATO-s në Letoni, Bullgari dhe Rumani, si dhe sa i përket sigurisë së rajonit, përmes pjesëmarrjes në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR./shenja

të fundit

Egnatia mbetet aktive në treg, kampionët e Superiores afërsojnë ish-lojtarin e kuqezinjve

EgnatiaLëvizje kampionësh mund të quhet ajo e Egnatias në këtë merkato të verës, kjo pasi kampionët e Superiores kanë qenë…

1 minute ago

Arsenalit i hidhet poshtë oferta hapëse për Bruno Guimaraes

Arsenal ka bërë një ofertë verbale për të transferuar mesfushorin e Newcastle United, Bruno Guimaraes.Propozimi, i komunikuar përmes ndërmjetësve, ishte…

2 minutes ago

KQZ pritet të publikojë nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër mblidhet në orën 11:00. Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të…

3 minutes ago

Pse s’do të bëjë “gender reveal” për fëmijën e dytë? Sara Gjordeni tregon arsyen

Vetëm pak javë pasi zbuloi lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël për herë të dytë, moderatorja Sara…

8 minutes ago

LSDM: Mickoski finally admitted that the EU negotiating framework cannot be changed

Nga LSDM thonë se kryeministri, Hristijan Mickoski më në fund e pranoi se nuk ka ndryshim në kornizën negociuese dhe…

17 minutes ago

Xhevat Mustafa: How “Bota Sot” Became One of the Most Powerful Voices in Albanian Media

Gazeta “Bota Sot” shënon sot një tjetër përvjetor të rëndësishëm të pranisë së saj në hapësirën mediatike shqiptare, duke u…

17 minutes ago