Ministrja e Mbrojtjes e RMV-së Slavjanka Petrovska dhe sekretari amerikan i mbrojtjes Loid Austin nënshkruan plan bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes për dhjetë vitet e ardhshme.
Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, udhërrëfyesi i ri që u nënshkrua, përcakton fushat në bashkëpunimin në mes RMV-së dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes që do të jenë prioritete në dekadën e ardhshme dhe përmes të cilave do të zhvillohet mbrojtja dhe ushtria.
“Sot, Maqedonia e Veriut është shtet anëtar i NATO-s dhe ne, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qëndrojmë krah për krah në përballjen me sfidat e përbashkëta të sigurisë. Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara na dhanë një mbështetje të madhe që nuk ishte vetëm financiare. Kemi shkëmbyer njohuri dhe përvojë, kemi praktikuar dhe trajnuar së bashku dhe jemi krenarë që kontribuojmë në sigurinë e NATO-s dhe të rajonit”, tha në takim ministrja Petrovska.
Ndërsa sekretari amerikan i Mbrojtjes theksoi se RMV është një mik i vjetër dhe i shkëlqyer i Shteteve të Bashkuara me të cilin ndajnë të njëjtat interesa dhe vlera.
Petrovska dhe Austin dënuan agresionin rus kundër Ukrainës, ndërsa Austin falënderoi Maqedoninë e Veriut për angazhimin e saj ndaj popullit ukrainas, për forcimin e krahut lindor të Aleancës përmes pjesëmarrjes në forcat shumëkombëshe të NATO-s në Letoni, Bullgari dhe Rumani, si dhe sa i përket sigurisë së rajonit, përmes pjesëmarrjes në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR./shenja
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, ka bërë me dije në rrjete sociale se pas sulmit masiv në Kiev…
Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, ka ngritur shqetësim mes fansave të saj pas një postimi në rrjetet sociale, ku tregon…
Këngëtari i njohur dhe ish-konkurrent i Big Brother Vip Albania ka qenë sot në burgun e Fushë-Krujës, ku ka mbajtur…
Një aksident është regjistruar pasditen e sotmre në aksin Fier-Lushnje. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Savrës. Sipas raportimve në…
Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë, duke…
Federata Shqiptare e Futbollit, ka përcaktuar disa rregulla të reja mbi mënyrën e grumbullimit të lojtarëve në ekipet kombëtare të…