Kontrollet e zakonshme të zhvilluara më 10 dhe 11.08.2026 nga efektivët e të gjitha departamenteve të punëve të brendshme në rrugët e vendit përfunduan me lëshimin e 1322 urdhërpagesave. Prej tyre, 400 iu shqiptuan drejtuesve që tejkaluan kufizimet e shpejtësisë.
None found
Policia ndaloi 32 persona për drejtim të pakujdesshëm të mjetit. Në këtë numër përfshihen tre persona që vozitën nën ndikimin e alkoolit, 15 që drejtuan automjetin pa leje dhe një që kishte një ndalim të mëparshëm për drejtim automjeti.
Brenda së njëjtës periudhë, në zbatim të nenit 300-b të Kodit Penal, u sekuestruan 13 automjete.
Të dhënat statistikore për veprimtarinë policore tregojnë gjithashtu se në këto dy ditë u evidentuan 302 raste parkimi të paligjshëm, ndërsa 16 drejtues u sanksionuan për vozitje nën ndikimin e alkoolit.
Në bazë të dispozitave të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, masa ndëshkuese u morën edhe ndaj 106 motoçiklistëve që nuk mbanin kaskë mbrojtëse. Për mosvendosjen e rripit të sigurimit u sanksionuan gjithashtu 67 përdorues të rrugës.
“Mos më prek” Arbërie Nagavaci e VV dhe Albana Bytyqi e AAK shtyhen fizikisht në hyrje të sallës Një përplasje…
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, së bashku me përfaqësuesit e Institutit të Shëndetit Publik, Qendrës së Shëndetit Publik Shkup dhe…
Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ka mbledhur sot kryetarët e bashkive në Kuç të Vlorës, në një takim ku…
Deputetja nga radhët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla tha se vazhdimi i seancës konstituive do të thirret…
Endrick, sulmuesi brazilian 20-vjeçar, do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit edhe këtë sezon, pasi klubi ka përjashtuar…
Mercedes po përgatitet të sjellë një nga përditësimet më të mëdha të modelit të tij kompakt GLA, i cili këtë…