Lidhja Shqiptare reagoi menjëherë pas deklaratave të bëra sot nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, lidhur me Propozimligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat.
None found
Kjo parti e cilësoi skandaloz pohimin e Gashit se një ligj i mangët për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat është më i mirë sesa të mos ketë fare ligj. Sipas reagimit, edhe më problematik është fakti që të njëjtën pikëpamje e ndajnë bashkëkryetarët e VLEN-it.
Lidhja Shqiptare vlerëson se është më mirë të mos miratohet asnjë ligj, sesa të pranohet një akt që, sipas saj, i rikthen shqiptarët te diferencimet politike të periudhës pas vitit 1981.
Duke sqaruar qëndrimin e saj për opinionin, partia thekson se e drejta e përfaqësimit duhet të mbetet vetëm në Kushtetutë, në vend që të miratohet propozimi aktual i Qeverisë. Lidhja Shqiptare argumenton se teksti nuk përmban sanksione dhe mekanizma zbatimi, ndërsa parashikon vetëm heqjen e kuotave etnike gjatë punësimit.
Sipas partisë, një zgjidhje e tillë synon t’i kthejë të drejtat e shqiptarëve në kohën e diferencimeve politike që pasuan vitin 1981 në ish-Jugosllavi. Në këtë mënyrë, siç thuhet në reagim, e ardhmja e shqiptarëve, e fëmijëve, nipërve dhe mbesave të tyre do të varej nga vullneti i mirë ose i keq i politikanëve maqedonas. Lidhja Shqiptare u drejtohet përfaqësuesve politikë duke u thënë se nuk kanë të drejtë të bëjnë tregti me të drejtat e shqiptarëve.
Në përmbyllje, partia e Selës ironizon qëndrimet e Gashit në mbështetje të pushtetit, duke aluduar për afërsinë me OBRM-PDUKM-në. Ajo i rikujton atij shembullin me bretkosën, të cilin e përdorte kur ishte në opozitë, dhe i drejtohet me fjalët: “Prandaj, Afrim Gashi, meqë e ke për zemër alegorinë me bretkosën, po ta nxeh ujin dikush avash-avash”.
Të arrestuar nga operacioni i zhvilluar në Lezhë janë Elden Tarja; Kristian Ymeri(Shkambi) dhe Vinçesk Piroli. Këta shtetas në mënyrë…
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), në agjendën e parë të publikuar për mbledhjen me Bordin e ri, përkatësisht seancën…
Gjykata Supreme e Kosovës ka reaguar për protestën e paralajmëruar nga punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore, për javën e ardhshme…
MPB ka reaguar pas publikimeve në një pjesë të mediave se më 07.10.2026, në zonën e Shkupit, dy persona ishin…
Emaili me mesazhin kërcënues drejtuar disa institucioneve paraditen e kësaj të premteje, është dërguar nga Kolumbia. Autoritetet kanë mësuar se…
Tre persona janë arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se do të kryenin një atentat. Të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje…