Categories: maqedoni

LSDM: Shumica qeverisëse dështoi të sigurojë kuorum, Kuvendi ndërpreu seancën

LSDM-ja deklaroi se OBRM-PDUKM, VLEN dhe ZNAM nuk arritën të siguronin kuorumin e nevojshëm për zhvillimin e punimeve të Kuvendit, çka solli ndërprerjen e seancës parlamentare.

Të lidhura

None found

Sipas partisë, ndonëse shumica qeverisëse përbëhet nga pothuajse 80 deputetë, ajo nuk ishte në gjendje të garantonte as praninë e nevojshme për vazhdimin e seancës.

LSDM-ja akuzoi deputetët e qeverisë se po refuzojnë nisma në interes të qytetarëve, përfshirë Ligjin për Pagën Minimale prej 600 eurosh dhe Ligjin për Mbështetjen e Fermerëve.

“Për qytetarët nuk ka mjete, ndërsa fonde ka vetëm për tendera kriminalë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Partia sqaroi se deputetët e saj dhe të koalicionit nuk morën pjesë në seancë në shenjë proteste, pasi OBRM-PDUKM, VLEN dhe ZNAM votuan kundër projektligjit për mbështetje financiare të fermerëve.

LSDM-ja theksoi se qeveria fillimisht refuzoi ndihmën konkrete për fermerët dhe më pas nuk arriti të krijonte kushtet për vijimin e punës parlamentare.

“Sigurimi i kuorumit është detyrim i shumicës qeverisëse. Qytetarët i paguajnë deputetët që të punojnë, të miratojnë ligje dhe të trajtojnë problemet që i shqetësojnë ata”, thuhet në njoftim./Telegrafi

të fundit

Dario Daka pas barazimit me Spanjën: Luftuam me zemër, tani duhet të punojmë për Europianin

Dario Daka Shqipëria barazoi me Spanjën, ndeshjen që vleu në kuadrin e miqësores e cila u zhvillua në stadiumin “Air…

3 minutes ago

Mane i hapi rrugën drejt Bayernit, tani miku i tij merr një rol të ri në futboll

Sadio Mane ka dëshmuar edhe një herë se miqësia e tij me Desire Segbe shkon përtej futbollit, duke i siguruar…

4 minutes ago

Rudiger mbron yjet e Real Madridit nga kritikat për angazhimin në mbrojtje

Antonio Rudiger ka dalë në mbrojtje të yjeve të Real Madridit, përfshirë Kylian Mbappen dhe Vinicius Juniorin, pas kritikave se…

4 minutes ago

Jakup Krasniqi pritet të udhëtojë drejt Kosovës

Jakup Krasniqi pritet të vijë në Kosovë për një vizitë familjare, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.…

4 minutes ago

51 apartamente në Ohër dalin në shitje me çmime nën nivelin e tregut privat

Shteti ka nxjerrë në shitje 51 banesa në Ohër, me çmim fillestar prej 1.350 euro për metër katror, i cili…

6 minutes ago

Shasivari: Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna kërkon bashkëpunim përtej kufijve

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, po merr pjesë në Konferencën e Dytë Globale Ministrore për Eliminimin e Dhunës ndaj Fëmijëve,…

6 minutes ago