Categories: maqedoni

LSDM: OBRM-PDUKM shmang përgjegjësinë për ujin në Gostivar duke sulmuar mjekë e profesorë

LSDM akuzoi sot qeverinë e OBRM-PDUKM-së se po përdor sërish një metodë të njohur: sa herë që mungojnë përgjigjet dhe kërkohet llogaridhënie, sulmohen personat që nxjerrin në pah të vërtetën.

Të lidhura

None found

“Në vend që të sqarojë përse institucionet qëndruan në heshtje ndërkohë që banorët e Gostivarit konsumonin ujë të kontaminuar, përse epidemia u shpall me vonesë dhe si ndodhi që mijëra persona u helmuan, ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, zgjodhi të sulmojë mjekët dhe profesorët”, deklarojnë nga LSDM.

Sipas partisë, Klekovski i etiketoi ata si “kalorës të epidemisë”, të cilët synojnë të grumbullojnë “like në rrjetet sociale”.

LSDM e cilëson këtë qasje si të turpshme dhe të rrezikshme, duke theksuar se ekspertët nuk e “kalërojnë” epideminë, por japin paralajmërime, kërkojnë informacione të qarta dhe evidentojnë mangësitë.

Si mjekë dhe shkencëtarë, detyrimi i tyre është të flasin publikisht në rastet kur institucionet heshtin apo manipulojnë, thuhet në reagim.

Sipas LSDM-së, përmes këtyre sulmeve po tentohet që vëmendja të largohet nga çështja reale, që është kolapsi institucional në kujdesin shëndetësor dhe fshehja e informacioneve, dhe të drejtohet kundër atyre që tregojnë të vërtetën.

“Banorët e Gostivarit nuk u sëmurën për shkak se një mjek apo profesor bëri komente në rrjetet sociale. Ata u sëmurën pasi institucionet nuk vepruan në kohë, sepse uji u deklarua i sigurt edhe pse dihej se ishte i ndotur dhe sepse po shmanget përgjegjësia”, theksojnë nga partia.

LSDM shton se ky është modeli tipik i OBRM-PDUKM-së: kur mungojnë rezultatet dhe duhet të jepet llogari, në shënjestër vendosen mjekët, ekspertët, gazetarët dhe të gjithë ata që refuzojnë të heshtin./Telegrafi/

Tags: LSDM

të fundit

Aktivistët protestojnë ndaj klasës politike, vendosin kosha mbeturinash përpara Kuvendit

Një simbolikë e veçantë është përdorur gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit, ku disa aktivistë kanë vendosur kosha mbeturinash përpara…

2 minutes ago

OBRM-PDUKM akuzon LSDM-në, BDI-në dhe Taravarin se po heshtin për Valbon Limanin

Në vend të përgjigjeve të qarta dhe marrjes së përgjegjësisë për skandalin e ujit në Gostivar, publiku po dëshmon standarde…

4 minutes ago

Shkeljet në prokurim lanë pezull procedura në vlerë 22.5 milionë euro

Demokraci Plus (D+) ka publikuar raportin "Kostoja e procedurave të papërfunduara: rivlerësime të përsëritura dhe mungesa e kontratave", në të…

10 minutes ago

Guardiola trondit Italinë me pretendimin financiar për stolin e kombëtares

Bisedimet për mundësinë që Pep Guardiola të marrë drejtimin e kombëtares së Italisë janë rikthyer fuqishëm në skenë.Presidenti i Federatës…

17 minutes ago

Greece Follows Bulgaria’s Example, Invites North Macedonian Citizens of Greek Descent to Apply for Citizenship

Greqia ka nisur një fushatë publike të targetuar ndaj qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që kanë origjinë greke dhe që…

19 minutes ago

North Macedonian Flag Displayed in Ali Ahmeti’s Office for the First Time: I Support a Unitary State, Ambassadors Also Suggested It

Pas 24 vitesh nga themelimi i Bashkimit Demokratik për Integrim, në zyrën e kryetarit të partisë, Ali Ahmeti, në Reçicë…

19 minutes ago