Categories: maqedoni

LSDM: Mickoski synon të vendosë kuadro partiake në Këshillin Gjyqësor për të marrë kontroll të plotë mbi gjyqësorin

LSDM-ja opozitare ka kritikuar kryeministrin Hristijan Mickoski dhe shumicën qeverisëse, duke i akuzuar se po promovojnë partishmërinë dhe kërkojnë kontroll të plotë mbi gjyqësorin përmes përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Gjyqësor.

Të lidhura

None found

Në një konferencë për shtyp, Jon Frçkoski, anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, deklaroi se autoritetet synojnë të vendosin nën kontroll gjyqësorin dhe prokurorinë, në mënyrë që t’i shmangen përgjegjësisë për krimin.

Frçkoski tha se prej dy vitesh Mickoski po çon përpara planin për të zgjedhur gjyqtarë të rinj “nga fletorja” dhe për të siguruar kontroll të plotë mbi gjyqësorin. Sipas tij, “banda” po kërkon t’i shmanget përgjegjësisë për krimin përmes një gjyqësori dhe prokurorie të kontrolluar.

LSDM-ja pretendon se kandidatët me më së shumti pikë për anëtarësim të ri në Këshillin Gjyqësor janë përkrahës të partisë dhe i plotësojnë kriteret e saj për këtë post të rëndësishëm në drejtësi.

Sipas opozitës, Emilija Aleksovska, kandidatja që mori më së shumti pikë nga OBRM-PDUKM, njihet për lavdërimet publike që i ka bërë kryeministrit në rrjetet sociale.

Frçkoski shtoi se, kur zgjedh personelin e tij për gjyqësorin, Mickoski duket se i vlerëson më shumë lavdërimet publike ndaj vetes në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Tags: LSDM

të fundit

Tani ose asnjëherë”! Bytyçi i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet protestave kundër Ramës: Shqipëria në buzë të greminës

Prej tri ditësh, Shqipëria është përfshirë nga protesta masive, ku në qendër të revoltës janë të rinjtë shqiptarë. Ata po…

35 seconds ago

Police intervene again on boulevard, protesters disperse in different directions

Kur ora shënon 18:45, policia ka ndërmarrë një tjetër avancim ndaj protestuesve, duke i spostuar nga sheshi përballë ish-hotel “Dajtit”.…

5 minutes ago

Tensions on “Dëshmorët e Kombit” Boulevard as police fire tear gas at protesters, injuring a young woman

Tensionet janë rikthyer në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku vijon protesta e studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve kundër qeverisë.…

5 minutes ago

Spiropali calls on Rama for a political solution to the protest: Face the citizens and restore trust

Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me protestën që po mbahet prej 4 ditësh në Tiranë. Përmes…

6 minutes ago

Protestuesit marshojnë nëpër kryeqytet pas shpërndarjes nga bulevardi, disa djegin kosha mbeturinash

Pasi policia i shpërndau rreth orës 19:00 nga bulevardi, një pjesë e protestuesve kanë nisur një marshim në rrugët e…

6 minutes ago

Lake Ohrid stocked with 100,000 young trout

Liqeni i Ohrit sot u pasurua me 100 mijë ekzemplarë të troftës së Ohrit, peshq të vegjël me një peshë…

7 minutes ago