LSDM akuzon kryeministrin Hristijan Mickoski se po bën krahasime të pasakta në ekonomi, duke vënë përballë 23 muaj qeverisje me 84 muaj. Sipas kësaj partie, ai krahason korrikun e vitit 2022, periudhën kur inflacioni global arriti kulmin për shkak të luftës, krizës energjetike dhe shtrenjtimit të ushqimeve në mbarë botën, me korrikun 2026.
None found
“Kjo nuk është arritje e qeverisë së tij, por një krahasim me muajin më të rëndë të krizës globale. Ai i ndan pagat dhe pensionet në muaj, ul përqindjet dhe më pas deklaron se këto shifra nuk mund të falsifikohen. Por kjo është e mundur”.
Nga LSDM thonë se analiza e Mickoskit bazohet te përzgjedhja e një periudhe të caktuar dhe te mosparaqitja e vlerave absolute. “Qytetarët nuk jetojnë me një rritje prej 70% në letër, por me paratë që u mbeten pas faturave, qirasë dhe shportës së konsumit. Nafta kushton 100 denarë, specat 40 denarë, çmimet e ushqimeve në dyqane vazhdojnë të rriten, fabrikat po mbyllen dhe investimet kanë rënë. Rritja në tremujorin e fundit ishte 0.3%”.
Partia opozitare vijon se të dhënat janë të njëjta, por nuk përfshihen në prezantimin e kryeministrit. “Borxhi paraqitet si i ulur, ndërkohë që shteti është detyruar me 2.5 miliardë për dy vjet. Buxheti quhet në gjendje të mirë, edhe pse çdo javë merret një hua e re. Pensionet paraqiten si të rritura me 325% më shpejt, ndërsa po përgatitet shtetëzimi i shtyllës së dytë. Mickoski thotë se nuk mund të drejtojë politikë emocionesh. Kjo është e vërtetë. Atëherë duhet të ndalojë së drejtuari një politikë me statistika të sajuara. Nëse gjendja e qytetarëve është përmirësuar, kjo do të duket në frigorifer dhe në portofol. Të dyja janë bosh”.
LSDM kërkon që të publikohet një krahasim i mbështetur në të dhëna zyrtare nga Instituti, dhe jo në një “analizë personale”. “Le të tregojë sa kushton sot shporta e konsumatorit dhe sa kushtonte kur mbërriti. Le të shpjegojë pse fermeri po lufton për 40 denarë, ndërsa ai jep leksione për rritjen. Deri atëherë, këto mbeten shifra për televizionin dhe jo për tryezën e darkës”, deklarojnë nga LSDM.
Sot në pikën kufitare Tabanoc ka radhë të gjata automjetesh të drejtuara nga shtetas të huaj, të cilët presin për…
Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëron se qytetarëve po u dërgohen mesazhe të rreme SMS me njoftime për kinse shkelje…
Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke e akuzuar për një sërë qëndrimesh…
Në një kamp të të burgosurve të luftës në Ukrainën perëndimore mbahen ushtarë që kanë luftuar në radhët e ushtrisë…
Ministria e Mbrojtjes, informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 35 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten…
Një person ka humbur jetën dhe dy oficerë të Policisë Shtetërore të Pensilvanisë janë plagosur pas një përplasjeje në ajër…