Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit njoftoi një ditë më parë se ka iniciuar procedurë për dyshime për konflikt interesi ndaj Nikollçe Micevskit, i cili kryesonte komisionin përzgjedhës të ofertës së vetme për organizimin e festimit të 35-vjetorit të pavarësisë, ndërsa më vonë u shfaq si pjesëmarrës në programin ku mori pjesë në procesin e seleksionimit.
None found
Nga ana tjetër, LSDM-ja ka reaguar me anë të një deklarate për mediat, duke insistuar që Prokuroria të ndërhyjë për atë që ata e cilësojnë si “përvetësim” të 5.5 milionë eurove të lidhura me këtë festim, financuar nga Lotaria Shtetërore. Sipas tyre, nuk mjafton që Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të veprojë vetëm ndaj një individi të veçantë.
Megjithëse Komisioni bëri të ditur se ka hapur rastin për konfliktin e mundshëm të interesit, ai sqaroi gjithashtu se hetimi nuk shtrihet mbi shumën e përgjithshme prej 5.5 milionë eurosh të dedikuara për përvjetorin e pavarësisë. Për këtë aspekt, institucioni po e mban në vëzhgim situatën, por ende nuk ka ndërmarrë hapa formalë.
LSDM në komunikatën e sotme thekson se nisja e rastit nga KSHPK për një zyrtar nuk përbën hetim mbi atë çfarë ata e quan “përvetësim prej 5.5 milionë eurosh”, duke e konsideruar këtë thjesht si një pjesë të vogël të skandalit total. Sipas tyre, e gjithë çështja kërkon që Prokuroria të hetojë rrugën e parave.
“Konflikti i interesit i një anëtari që njëkohësisht ishte edhe kontraktor përbën vetëm një fragment të tablosë së përgjithshme. Micevski pretendoi se festa kushtoi ‘zero denarë’, por opinioni publik u informua për një shpenzim prej 5.5 milionë eurosh, i ndjekur nga heshtja dhe fshehja e kontratave, anekseve, faturave dhe pagesave, duke përfshirë edhe detyrimet tatimore. Ky është një modus operandi i një strukture kriminale, që synon të errësojë komisionet, marrëveshjet e dyshimta dhe shpërdorimet. Qytetarët kanë paguar faturën e Mickoskit dhe kanë të drejtë të dinë destinacionin përfundimtar të çdo denari”, përfundon deklarata e LSDM-së.
Julian Alvarez mund të largohet nga Atletico Madridi në të ardhmen, por klubi madrilen raportohet se i ka vendosur një…
Familja e Hashim Thaçit po pret me ankth vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për ish-presidentin e Kosovës dhe tre…
Trupi gjykues tha se përgjegjësia e katër të akuzuarve është individuale, por konstatoi se ata vepruan së bashku dhe arritën…
MPB Maqedoni njofton se sot (16.09.2026), nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Seksioni për Kërkime, në bashkëveprim me Policinë…
Sipas konstatimeve të trupit gjykues, në mesin e personave të shënjestruar ishin anëtarë dhe përfaqësues të forcave të tjera politike…
Trupi gjykues në Hagë, gjatë shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka përshkruar…