Zyrtarë shtetërorë, kryetar komisionesh, drejtor e udhëheqës të institucioneve fshehin pasuri në vlerë prej 30 milionë eurove, kështu akuzojnë nga VMRO-DPMNE. Thonë se bëhet fjalë për zyrtarë të LSDM-së dhe BDI-së, të cilët sipas deputetit Brane Petrushevski, fshehin shtëpi, banesa, vikend shtëpiza, lokale afariste dhe nuk i kanë askund të paraqitura. Sipas VMRO-DPMNE-së bëhet fjalë për fshehje të qëllimshme të pasurisë, pasi që sipas tyre është fituar në mënyrë joligjore dhe kriminale. Është dhënë afat prej 24 orëve që vetë institucionet t’i publikojnë emrat, në të kundërtën ata nesër do t’i shpalosin emër e mbiemër dhe çfarë pasurie fshehin.
“Afera e re “ Pasuri te fshehura” është edhe një tregues se si qeveria funksionon jashtë ligjeve, duke i mbrojtur shkelësit e ligjit e të cilët në këtë rast janë zyrtarë të emëruar dhe të zgjedhur, obligimi i të cilëve është t’i shërbejnë qytetarëve të Maqedonisë. Me LSD në qeveri këto zyrtarë padyshim që i shërbejnë vetëm partisë së tyre dhe njeriut që i emëron nëpërmjet seancave në qeveri. Këto pasuri janë të fshehta dhe nuk janë të evidentuara nga Komisioni shtetërorë për parandalim të korrupsionit”, pohoi Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së./tv21
None found
Të tjera detaje kanë dalë nga sulmi i të dënuarit ndaj policit të burgjeve në burgun e Burrelit. Bëhet fjalë…
Kryedemokrati Sali Berisha dhe Ministri Blendi Gonxhja janë përplasur me tone të ashpra në Kuvend, lidhur me mënyrën se si…
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Roskovec, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Sipas njoftimit të policisë,…
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku një i…
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, iu referua projektit të Zvërnecit, duke e…
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se viti 2027 mund të jetë një moment i rëndësishëm për Shqipërinë…