Categories: maqedoni

LSDM: Dështimi i reformave nga qeveria po e mban Maqedoninë jashtë planeve të Brukselit

LSDM ka akuzuar sot Mickoskin se, për shkak të mosrealizimit të reformave nga qeveria, Maqedonia po përjashtohet nga planet e Brukselit.

Të lidhura

None found

Sipas kësaj partie, Brukseli po harton plane veprimi për shtetet që konsiderohen më pranë anëtarësimit, përfshirë Malin e Zi, Ukrainën, Moldavinë dhe Shqipërinë. Këto plane parashikojnë një drejtim të qartë, afate dhe detyrime edhe për vendet anëtare.

LSDM thekson se Maqedonia, së bashku me Serbinë, Kosovën dhe Bosnjën, është lënë jashtë si një vend që nuk ka shënuar përparim.

“Ne nisëm të parët, por ende jemi duke pritur. Presim sepse mashtruesi nuk i ka zbatuar reformat. Atij iu caktua një afat, të cilin e shtyu për një vit, ndërsa premtoi 1 qershorin. Që prej asaj kohe, nuk ka thënë asnjë fjalë”, deklarojnë nga LSDM.

Partia opozitare akuzon më tej se gjyqësori dhe prokuroria kontrollohen përmes telefonit, ndërsa policia funksionon mbi baza partiake. Sipas saj, raporti i KE-së është katastrofik.

“Udhërrëfyesi nuk i jepet një bande, por një institucioni. Kujt i shërben kjo? Vetëm Vuçiçit dhe Rusisë. Atyre u intereson që Maqedonia të mbetet jashtë Unionit. Ky është një lëshim për Vuçiçin”, thuhet në reagim.

LSDM e përshkruan vendin si një strehë të sigurt për grupin e krimit të organizuar OBRM-PDUKM, të drejtuar nga Mickoski, si dhe si një hapësirë për paratë e siguruara përmes krimit dhe korrupsionit.

“Një zonë tampon pranë BE-së është ajo që i duhet Moskës, edhe pse jemi anëtarë të NATO-s dhe edhe pse më shumë se 80 përqind e njerëzve mbështesin NATO-n”, vijon deklarata.

Sipas LSDM-së, anëtarësimi në BE do të përbënte një mbështetje të rëndësishme për vendin, përmes një politike dhe qëndrimi të përbashkët ndaj Rusisë. Pikërisht këtë proces, sipas tyre, po e pengon Mickoski, të cilin e cilësojnë si një lojtar të përfaqësuar nga Rusia.

Partia shton se të njëjtin rol e kanë edhe satelitët politikë. “E Majta është një parti ruse, anti-NATO, anti-BE dhe anti-Amerikë. Të tre forcat janë bashkuar me synimin që vendi të ndalet”, akuzon LSDM.

Ndërkohë, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat qeveria i quan “partner strategjik”, LSDM thotë se ka vetëm fotografi në korridore dhe jo vepra.

“Paratë kineze, kreditë e Orbanit dhe promovimi i Kinës e i projekteve të saj përmes Stoilkoviçit dhe lojtarëve të tjerë të BIA-s”, renditen më tej në akuzat e LSDM-së.

Partia përfundon duke thënë se izolimi i vendit nuk ka ardhur rastësisht, por është rezultat i punës së kabinetit qeveritar./Telegrafi/

Tags: LSDM

të fundit

Emilija Rexhepi takes part in conference on EU enlargement in Tirana

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, e shoqëruar nga ambasadori Skënder Durmishi, po merr pjesë në Konferencën…

9 minutes ago

Zubin Potok: details emerge about the massacre of 23 Albanians and the names of the suspects

Nëntë të arrestuar dyshohen për përfshirje në krimet ndaj civilëve shqiptarë në prill të vitit 1999. Dosja përshkruan ekzekutimet, përpjekjet…

10 minutes ago

Enver Hoxhaj takes over as chair of the Parliamentary Committee on Education

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është zgjedhur kryetar i Komisionit Parlamentar për Arsim në Kuvendin e Republikës…

10 minutes ago

Group of intellectuals” case: nine suspects in the killing and disappearance of civilians

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special kërkesë për caktimin e masës…

11 minutes ago

Gjyqi në Kumanovë, Trajko Bojkovski pranon tri prej katër vrasjeve të grave

Trajko Bojkovski, i akuzuar për katër vrasje në zonën e Staro Nagoriçane, pranoi në seancën e sotme në Gjykatën Themelore…

11 minutes ago

LSDM: The government’s failure to implement reforms is keeping Macedonia out of Brussels’ plans

LSDM sot ka akuzuar Mickoskin se Maqedoninë po e lënë jashtë planeve të Brukselit për shkak të dështimit të reformave…

12 minutes ago