LSDM deklaron se ka kaluar një periudhë prej pesë javësh që qytetarët e Gostivarit nuk kanë ujë të pastër për konsum.
None found
Sipas kësaj partie, situata vijon të mbetet pa zgjidhje dhe ende nuk është përcaktuar asnjë përgjegjës për krizën shëndetësore, si pasojë e së cilës u helmuan rreth 5,000 qytetarë.
LSDM pretendon gjithashtu se furnizimi me ujë të ambalazhuar nuk po funksionon siç duhet, pasi ai nuk u ofrohet banorëve të zonave rurale që ndodhen larg pikave të kontrollit. Partia akuzon qeverinë e Mickoskit se në ditët e para të krizës u fsheh, e zvarriti reagimin dhe më pas u përpoq ta zvogëlonte përmasën e problemit.
“Modeli është gjithmonë i njëjtë: fillimisht situata fshihet, më pas bëhet publike dhe në fund qytetarët mbeten pa ujë të sigurt”, shprehen nga LSDM. Sipas tyre, kur një qeveri jep vazhdimisht informacione të pavërteta për çështje themelore si uji, ajri dhe shëndeti, deklaratat e saj nuk gëzojnë më besimin e askujt. “Fjala e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së nuk ka më asnjë kuptim”, thuhet në reagim.
Nga MPB për "Sloboden Peçat" thonë se sistemi “Safe City” do të fillojë të funksionojë në Tabanoc këto ditë, së…
Ndryshimet klimatike dhe temperaturat përvëluese që kanë kapluar rajonin po detyrojnë punëtorët bujqësorë në Maqedoninë e Veriut të ndryshojnë mënyrën…
Policia boliviane ka zbuluar 86 kilogramë marihuanë në një autobus të marrë me qira për të transportuar skuadrën braziliane të…
Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari ka kritikuar qasjen e partive opozitare ndaj procesit të konstituimit të Kuvendit, duke rikujtuar se…
Me rastin e festës kombëtare 2 Gusht – Ilinden, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova mori vendim për faljen e gjithsej 25 personave…
Trafiku në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë…