Partia LSDM ka sulmuar ashpër kryeministrin Hristijan Mickoski për deklaratat e tij mbi gjendjen ekonomike të vendit, duke e akuzuar atë se përdor “magji” për të krijuar një realitet të rremë.
None found
Sipas opozitës, Mickoski tani nuk kënaqet më me pretendimin se Maqedonia renditet si ekonomia e tretë në Evropë, por ka shkuar edhe më tej duke pohuar se rritja jonë ekonomike tejkalon atë të gjithë Bashkimit Evropian dhe se vendi ynë prin në kontinent për nga rritja e përqindjes së turistëve.
“Teksa populli ynë llogarit çdo ditë nëse do t’ia dalë të mbijetojë deri në fund të muajit, teksa shporta ushqimore thyen çdo rekord negativ dhe çmimet e karburanteve pësojnë rritje për të dytën javë radhazi, ne jemi të parët në imagjinatën e kryeministrit”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Opozita thekson gjithashtu se ky optimizëm i ekzagjeruar vjen në një kohë kur fermerët po detyrohen të shesin prodhimet nën kosto, kur të rinjtë po braktisin masivisht vendin, dhe kur Evropa “mund të na ketë vetëm zili për këtë realitet të sajuar”.
“Kombet si Gjermania, Holanda dhe Suedia na vështrojnë me habi dhe pyesin se si ia dalim. Përgjigja është e thjeshtë: me konferenca shtypi. Kjo sjellje nuk njeh më kufij. Së shpejti do të shpallemi të parët edhe në hapësirë, si dhe liderë në numrin e frigoriferëve bosh dhe në gjatësinë e radhëve kufitare”, ironizon LSDM.
Përmes një dekreti qeveria italiane ka ulur përkohësisht me 17 cent për litër taksat mbi naftën për të zbutur presionin…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Rusia po pëson humbje të mëdha në luftë, por presidenti rus Vladimir…
Ermal Beqiri, i shumëkërkuar për aferën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është arrestuar në qytetin Amiens të…
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) ka ngritur akuza ndaj themeluesit të Telegramit, Pavel Durov, për lehtësim të aktiviteteve…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin amerikan Donald Trump, ku ky i fundit…
Avokati i njohur, Arianit Koci, ka kërkuar informata mbi aksidentin tragjik në rrugën Shkup-Bllacë, që u mori jetën tre bashkatdhetarëve…