Partia opozitare LSDM ka dalë me një komunikatë të ashpër, duke i përshkruar si katastrofë të vërtetë arritjet ekonomike të qeverisë së drejtuar nga Hristijan Mickoski. Sipas tyre, qytetarët po vuajnë nga rritja e pandalshme e çmimeve dhe po e kanë gjithnjë e më të vështirë të përballojnë shpenzimet elementare.
None found
Nga LSDM pretendojnë se deficiti në Fondin e Pensioneve ka arritur shifrën e 1 miliard eurove, ndërkohë që investimet qëndrojnë në nivele minimale dhe borxhi publik është fryrë me 4 miliardë euro shtesë.
Lidhur me gjendjen e buxhetit, forca politike i referohet të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, duke theksuar se deficiti buxhetor gjatë këtij viti do të kapërcejë 900 milionë euro, ose 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ata shtojnë se i gjithë deficiti i parashikuar tashmë është konsumuar, arkëtimet po dështojnë dhe ekzekutivi po paralajmëron një valë të re borxhi përmes një ribalancimi të ardhshëm të buxhetit.
Në vend të fokusimit te rritja ekonomike dhe investimet, LSDM akuzon qeverinë se po synon kontrollin mbi pasuritë kombëtare, përfshirë burimet ujore, mineralet dhe tokat bujqësore.
Bashkimi Evropian ka përsëritur kërkesën ndaj Serbisë që të ndjekë penalisht personat përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë, duke shprehur…
Mesditën e sotme, një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Manati të Lezhës. Ngjarja është regjistruar rreth orës…
Presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti amerikan Donald Trump zhvillojnë sot bisedime në Uashington, në një përpjekje për të bërë…
Teksa prej orës 10 ka nisur seanca plenare, e cila po shoqërohet me debate të ashpra mes palëve, ku kryefjalë…
Thierry Henry ka shkaktuar polemika me qëndrimin e tij ndaj emërimit të Zinedine Zidane si trajneri i ri i Francës.…
Komisioni për mbikëqyrjen e punës profesionale, i formuar nga Ministri i Shëndetësisë, e përfundoi mbikëqyrjen mbi trajtimin e lehonës nga…