Një mungesë prej një miliard eurosh në buxhet dhe po aq në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor, sipas deputetes së LSDM-së Sanja Llukarevska, u diskutuan sonte në emisionin “Top Tema” të TV Telma.
Llukarevska tha se rishikimi i buxhetit përmban shkurtime që nuk janë të qarta. Ndër zërat e prekur përmendi edhe financimin e Universitetit “Nëna Terezë”.
None found
Ajo vuri në dukje se, sipas të dhënave në faqen e Ministrisë së Financave për të gjithë përdoruesit buxhetorë, investimet kapitale janë realizuar në masën 57.1 përqind. Sipas saj, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale ka realizim prej gati 5.7 përqind, ndonëse është përgjegjëse për menaxhimin e njësive të vetëqeverisjes lokale.
Deputetja ngriti shqetësimin edhe për shkurtimet në Ministrinë e Mjedisit, ndërsa theksoi se fondet për blerjen e automjeteve janë rritur me 79.1 përqind krahasuar me ribalancin e mëparshëm.
“Po ulim fondet për impiantin e pastrimit dhe për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Me ardhjen e dimrit, ndotja do të na trokasë në derë, ndërkohë që buxheti për blerjen e automjeteve është rritur me 79.1 përqind në krahasim me ribalancin e mëparshëm. Pra, shkurtojmë strategjinë kundër ndotjes së ajrit, por i lëmë Ministrisë së Mjedisit mundësinë të blejë automjete të reja. Nga ana tjetër, pretendojmë se nuk po bëjmë shpenzime luksoze dhe se nuk po tejkalojmë planifikimin”, u shpreh Llukarevska.
Ajo përmendi gjithashtu uljen e fondeve në Ministrinë e Arsimit, për FINKI-n dhe Universitetin “Nëna Terezë”, si dhe për rindërtimin e shkollave fillore e të mesme, sallat sportive të shkollave fillore dhe konviktet studentore. Në listën e shkurtimeve, sipas saj, përfshihet edhe financimi për efikasitetin energjetik të konvikteve.
“Në Ministrinë e Shëndetësisë ka 100 milionë euro më pak për investime kapitale. Nuk përmenden qendra klinike, spitali në Shtip apo ai në Kërçovë; ka shkurtime edhe për sëmundjet e rralla. Në Ministrinë e Ekonomisë janë ulur fondet për programin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe për një çështje që prek të gjithë: demografinë”, theksoi Llukarevska.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që kërkon përfundimin e embargos ekonomike, tregtare dhe financiare të…
Qeveria laburiste e Britanisë së Madhe njoftoi një rritje të përkohshme të taksës mbi bankat, me synimin për të financuar…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, foli për ecurinë e hetimeve ndaj Belinda Ballukut, afatet…
Gazetari Kreshnik Gashi ka kritikuar mënyrën e trajtimit të rastit të Arlinda Zekajt, duke thënë se, pavarësisht rëndësisë së rastit…
Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, është liruar nga spitali pas problemeve shëndetësore që e detyruan të kërkonte ndihmë mjekësore…
Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, beson se fitimi i Topit të Artë nga Harry Kane mund të ndikojë që…