Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, ka reaguar ndaj deklaratave të bëra gjatë debatit në seancën e Komitetit të Ribalancimit të Buxhetit, duke theksuar se ato nuk përputhen me dokumentacionin zyrtar buxhetor.
None found
Sipas Ljutkovit, në politikë mund të ketë lexime dhe interpretime të ndryshme, por faktet nuk lihen në dorë të interpretimeve. Ai nënvizon se në ribalancimin zyrtar nuk ekzistojnë pretendime që mjetet për personelin dhe mbikëqyrjen inspektuese po ridestinohen për pajisje zyre, dhe as që fondet për Agjencinë e Filmit apo për investimet kapitale po pësojnë ulje.
Ministri bën të ditur se përmes ribalancimit të buxhetit janë planifikuar 61 milion denarë për projektin “Shkupi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028”, ndërsa 200 milionë denarë të tjerë janë paraparë shtesë për investime kapitale.
Ai shprehet se kritika në një shoqëri demokratike është e domosdoshme dhe e ligjshme, por ajo duhet të mbështetet në fakte. Sipas tij, veçanërisht kur flitet për dokumente buxhetore, kërkohet lexim i kujdesshëm dhe i saktë i të dhënave zyrtare.
Ljutkov rikujton gjithashtu se para dy javësh, në një konferencë për shtyp, u prezantuan rezultatet e punës së Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, të cilat, siç thotë ai, janë të mbështetura me shifra konkrete./Telegrafi/
Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion të gjerë në kuadër të planit operativ “Ditët e Veprimit të Përbashkët JAD…
Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur me optimizëm dhe besim përpara përballjes së madhe ndaj Argjentinës në çerekfinalen e…
BDI ka bërë sot thirrje zyrtare për pjesëmarrje në marshin e dytë protestues, i cili do të mbahet të shtunën…
Komandanti i Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it, kolonel Sam Sargeant, ëdhtë takuar me kryetarin e Komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviq,…
Qeveria spanjolle ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili kritikoi Madridin për pozicionin e tij lidhur…
Qeveria ka zyrtarizuar nisjen e indeksimit të pensioneve prej 2.7% nga muaji korrik, një vendim i përshpejtuar për shkak të…