Ministri Fatmir Limani thotë se në këtë fazë nuk është vendimtare se kush e mban postin ministror dhe kush mund të jetë pjesë e kabinetit pas ndryshimeve të paralajmëruara.
Kryeministri Hristian Mickosi ka bërë të ditur se gjatë kësaj fundjave do të zhvillojë takime me partnerët e koalicionit, ku në fokus do të jenë rikonstruimi i Qeverisë dhe lëvizjet në dikasteret ministrore.
None found
I pyetur në gjuhën shqipe nëse do të vazhdojë të jetë ministër edhe pas rikonstruimit në Qeverinë Mickoski, Limani zgjodhi të përgjigjet në maqedonisht. Sipas tij, rëndësi ka puna që lë pas një funksionar dhe kontributi që ka dhënë gjatë kohës sa ka drejtuar një institucion.
“A jemi ministra apo s’jemi, deri në atomin e fundit duhet të jemi dhe të punojmë për të parandaluar veprimet e tilla të dhunës dhe jo të merremi me temën se kush do të jetë ministër i ardhshëm. Sa kanë qenë, sa kanë kaluar dhe sa do të ketë ministra këtu, gjithçka do të varet nga shenjat që i lanë në këto salla dhe ato ministri që i udhëheqin”, theksoi Limani.
Emri i Limanit përmendet shpesh në kuadër të këtij rikonstruimi, pasi VLEN kërkon shkarkimin e tij. Në të njëjtën kohë, edhe ministra të tjerë të Qeverisë po japin pothuajse të njëjtën përgjigje kur pyeten për një largim të mundshëm nga ekzekutivi./shenja/
Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 kanë nxitur përplasje mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, dhe ministrit të…
Doganierët e Doganës së Manastirit dhe ekipet mobile të Departamentit për Çështje Operative në Tregun e Gjelbër dhe sheshin e…
Club Brugge po bëhet gati për një kapitull të ri në historinë e tij, me ndërtimin e një stadiumi modern…
Juventusi ka rikthyer në listën e dëshirave mbrojtësin e Manchester Cityt, Rayan Ait-Nouri, të cilin synon ta transferojë gjatë afatit…
Pasuri në vlerë prej mbi 42 milionë eurosh pa dokumentacion të mjaftueshëm, pasiguri në vlerësimin e stoqeve prej mbi 23…
"Si kryeministër dhe qeveri shtetformuese, politikan shtetformues, natyrisht se do të bëj çmos për të gjetur zgjidhje për një problem…