Përhapja e sëmundjes së lijës së deleve ka sjellë pasoja të rënda financiare dhe ka vënë në pikëpyetje vazhdimësinë e aktivitetit për dhjetëra fermerë në vend. Asociacioni i Blegtorëve e përshkruan situatën në terren si kritike dhe e konsideron të vonuar ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse. Sipas këtij asociacioni, dëmet kanë prekur tashmë edhe pjesën lindore të vendit, ku më shumë se 100 fermerë kanë humbur të gjitha tufat.
None found
Zëvendësministri Albrim Hoxha deklaron se vatrat aktive të sëmundjes janë reduktuar nga 30 në 11. Ai bën të ditur se nga Turqia janë kërkuar 500 mijë doza vaksinash, ndërsa nisja e vaksinimit është bllokuar për shkak të koordinimit me Bashkimin Evropian dhe frikës se mund të ndalohet eksporti i mishit.
Blegtorët, megjithatë, këmbëngulin se vaksinimi nuk mund të shtyhet më tej. Për ta, mbrojtja e kopeve duhet të jetë urgjenca kryesore, edhe nëse kjo shoqërohet me paralajmërime për pezullimin e eksportit të mishit.
Një situatë edhe më e rëndë po raportohet në Greqi, ku kriza blegtorale ka marrë përmasa të mëdha. Atje janë regjistruar mijëra vatra, që shtrihen nga rajoni i Evrosit në lindje deri në Peloponez, ndërsa si pasojë janë asgjësuar mbi 400 mijë krerë bagëti. Për të frenuar përhapjen e sëmundjes në të gjithë bllokun, Komisioni Evropian ka vendosur zona të rrepta kufizuese në Greqi, ka mbyllur thertoret dhe ka ndaluar qarkullimin e mishit dhe qumështit.
Zhvillimet në Greqi shërbejnë si një sinjal paralajmërues për vendet fqinje, të cilat duhet të zbatojnë në mënyrë rigoroze masat e karantinës dhe kontrollet në kufi.
Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…
Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…
Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…
Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…
Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…
Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…