Lija e deleve dhe dhive, e cila së fundmi është përhapur në territorin e shtetit, nuk paraqet rrezik për shëndetin e njerëzve, bëri të ditur Instituti i Shëndetit Publik. Institucioni vlerëson se, në këtë fazë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë masat e mjaftueshme për izolimin e rasteve.
None found
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, deklaroi se të dhënat e sektorit të epidemiologjisë tregojnë se janë zbatuar të gjitha masat e nevojshme. “Sipas informacioneve tona dhe të dhënave nga sektori i epidemiologjisë, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka ndërmarrë, për momentin, të gjitha masat e domosdoshme për izolimin e rasteve të shfaqura me linë te delet dhe dhitë. Epidemiologët na kanë njoftuar se sëmundja nuk rrezikon të transmetohet te njerëzit. Një rrezik i tillë nuk ekziston dhe masat janë marrë”, tha Andonovska.
Sipas Institutit, as konsumimi i produkteve ushqimore me prejardhje nga këto kafshë nuk përbën rrezik, veçanërisht në rastet kur ushqimi është përpunuar në mënyrën e duhur. Pavarësisht kësaj, gjatë verës qytetarët këshillohen të jenë më të kujdesshëm me blerjen, ruajtjen dhe konsumimin e ushqimit, sidomos në ditët kur temperaturat janë të larta.
“Sa i përket konsumimit të ushqimit që vjen nga kafshët e sëmura, nuk ka rrezik që sëmundja të kalojë te njerëzit, veçanërisht nëse produkti është përpunuar. Megjithatë, si Institut rekomandojmë që, posaçërisht gjatë këtyre ditëve të verës, të tregohet kujdes se nga merret ushqimi, pasi stina e verës krijon predispozita për shumë sëmundje. Duhet kontrolluar se ku blihet ushqimi, në çfarë kushtesh është mbajtur dhe si do të ruhet pas blerjes”, theksoi drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kishte njoftuar më herët se, prej fillimit të muajit korrik, janë evidentuar dhjetë vatra të reja të lisë. Me qëllim ndalimin e përhapjes së sëmundjes, janë asgjësuar rreth 1.400 kafshë. Prania e saj është konfirmuar në 15 ferma me dele dhe në dy ferma ku mbahen dele dhe dhi.
Si pasojë e gjendjes së krijuar, në zonat e prekura është ndaluar lëvizja dhe transportimi i deleve dhe dhive. Njëkohësisht, tregjet e kafshëve për këto kategori janë mbyllur në të gjithë vendin./Alsat.mk.
Qytetarët kanë nisur të mblidhen këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar protestën qytetare që po zhvillohet tashmë prej…
Ndërsa Franca dhe Spanja po përballen me situatë apokaliptike nga zjarret, tajfuni Noul ka goditur bregdetin jugor të Kinës, duke…
Pesë alpinistë boshnjakë kanë vdekur në malin Elbrus të Rusisë, malin më të lartë të Evropës, pasi u përfshinë në…
Era e fortë ka vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit në zonën e Zvërnecit, por falë angazhimit të forcave të…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur pretendimin se Kosova është pjesë e Serbisë, duke ringjallur retorikën nacionaliste që minon…
Analisti i çështjeve politike, Dritëro Arifi, ka vlerësuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është faktori kyç për…