Categories: maqedoni

Lidhja Shqiptare zhvilloi Kuvendin e saj të parë dhe zgjodhi drejtuesit e rinj

Mbrëmjen e së shtunës, në Strugë, Lidhja Shqiptare mbajti mbledhjen e parë konstituive të Kuvendit të partisë, ku u morën disa vendime me rëndësi për organizimin e brendshëm, mes tyre zgjedhja e Kryesisë së re dhe përcaktimi i hapave për ristrukturimin e degëve në mbarë vendin.

Të lidhura

None found

Kuvendi, me shumicë absolute votash, miratoi përbërjen e re të Kryesisë së partisë, ndërsa një pjesë e vendeve u la e paplotësuar, me qëllim që ato të plotësohen pasi të konsolidohen strukturat lokale dhe të përfshihen anëtarë të rinj.

Në Kryesinë e Lidhjes Shqiptare bëjnë pjesë Elmi Aziri, Driton Nebiu, Izeir Memedi, Naim Bajrami, Ismail Ibishi, Zulfi Adili, Ilire Dauti, Vjollcë Berisha, Adnan Neziri, Berat Jakupi, Artina Qazimi, Arben Zeqiri, Remzi Mehmedi, Tiron Jajaga, Ilirjan Fetahu, Premtime Zylali, Arsim Dalipi, Halit Ferati, Bujar Bajrami dhe Bekim Tateshi.

Një tjetër vendim i marrë në këtë mbledhje ishte edhe miratimi për ristrukturimin e degëve të partisë, zhvillimin e kuvendeve lokale, si dhe zgjedhjen e kryesive dhe kryetarëve të degëve.

Me mbështetje unanime nga kuvendarët, deputeti Elmi Aziri u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Lidhjes Shqiptare.

Në diskutimet që u zhvilluan për gjendjen aktuale politike në vend, kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, shpalosi qëndrimet e partisë lidhur me zhvillimet politike, duke ngritur shqetësimin për atë që ai e cilësoi si përkeqësim të pozitës së shqiptarëve dhe cenim të të drejtave kombëtare.

Sipas Selës, Lidhja Shqiptare do të vijojë të mbrojë kauzën kombëtare dhe do të kundërshtojë çdo vendim që, sipas tij, prek interesat e shqiptarëve. Ai deklaroi gjithashtu se subjekti politik nuk do të pranojë kompromise apo kalkulime për interesa të ngushta personale në dëm të interesit kolektiv, duke e ruajtur autonominë politike të partisë.

të fundit

Autopsia nxjerr asfiksinë si shkak të vdekjes së 43-vjeçares amerikane në Irlandë, partneri 28-vjeçar iku drejt Turqisë para zbulimit të krimit

Zhvillime të reja janë bërë publike për vrasjen e 43-vjeçares amerikane Jamie Carney, e cila u gjet pa shenja jete…

13 seconds ago

Analiza e Reuters: Si mungesa e Mojhtaba Khameneit të Iranit po bëhet një barrë për Republikën Islamike

Reuters ka publikuar një analizë mbi mungesën e Mojtaba Khameneit, duke e cilësuar atë si një mister që po thellohet…

2 minutes ago

Killing of 50-year-old Edmond Sula in Vorë, lead being investigated by police revealed, suspect believed to have…

Edmond (Ali) Sula, i ekzekutuar në orët e para të së dielës pranë portës së banesës së tij në Vorë,…

9 minutes ago

Vrasja e 50-vjeçarit Edmond Sula në Vorë, zbulohet pista që po heton policia, dyshohet se autori…

Edmond (Ali) Sula, i ekzekutuar në orët e para të së dielës pranë portës së banesës së tij në Vorë,…

33 minutes ago

Opta nxjerr Francën si favorite për Botërorin 2026, ndërsa Argjentina mbetet e fundit mes katër gjysmëfinalisteve

Katër kombëtaret më të mira në renditjen FIFA do të përballen në gjysmëfinalet e Botërorit 2026, në një fazë ku…

48 minutes ago

Skopje Appeals Court Partially Increases Compensation for Ziadin Sela, Awards 7.8 Million Denars for the April 27 Events

Gjykata e Apelit në Shkup ka nxjerrë një aktgjykim të formës së prerë, duke pranuar pjesërisht ankesën e politikanit Ziadin…

52 minutes ago