Categories: maqedoni

Kuvendi miraton rregulla të reja për trotinetët elektrikë, përdorimi lejohet vetëm mbi moshën 18 vjeç

Kuvendi ka dhënë miratimin për Ligjin që rregullon përdorimin e trotinetëve elektrikë, duke vendosur kushte më të forta për lëvizjen e tyre dhe masa që synojnë shtimin e sigurisë në komunikacion. Sipas dispozitave të reja, këto mjete do të lejohen të përdoren vetëm nga persona mbi 18 vjeç.

Të lidhura

None found

Ndryshimet përfshijnë gjithashtu kufizime në qarkullim dhe përcaktime të qarta për mënyrën se si duhet të përdoren trotinetët elektrikë, me synimin për të reduktuar aksidentet në trafik. Ligji i ri vjen në një kohë kur këto mjete janë bërë gjithnjë e më të pranishme në komunikacionin urban.

Për shkelësit parashikohen ndëshkime më të rënda, ku përfshihen tejkalimi i shpejtësisë, drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit dhe bartja e personave të tjerë në trotinet. Krahas gjobave, për shkeljet më të rënda është paraparë edhe konfiskimi i përkohshëm i mjetit deri në 30 ditë.

Autoritetet nënvizojnë se këto ndryshime kanë për qëllim rritjen e sigurisë rrugore, pasi të dhënat statistikore tregojnë një rritje të numrit të aksidenteve ku janë përfshirë trotinetët dhe mjetet e ngjashme, mes tyre edhe raste me lëndime të rënda dhe pasoja fatale. Me këtë ligj synohet një ulje e aksidenteve dhe një rregullim më i qartë i përdorimit të këtyre mjeteve.

të fundit

Jeta Deda merr drejtimin e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi

Jeta Deda është emëruar në krye të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si Sanatoriumi. Deda zëvendëson në këtë…

42 seconds ago

Spiropali announces conference after expulsion from PS, Ilir Alimehmeti: No need for words, take the evidence to the justice authorities

Ditën e sotme, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, komentoi edhe përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Grupi Parlamentar…

43 seconds ago

EU limits hybrid car imports from China: quota set at 350,000 vehicles

Bashkimi Evropian do të vendosë kufizime të reja për importin e automjeteve hibride nga Kina, duke përcaktuar një numër maksimal…

1 minute ago

Ushtrim i përbashkët në Kampin Vrelo për kontrollin e trazirave nga EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës

EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar ushtrimin e përbashkët “Golden Sabre” në Kampin Vrelo, me fokus menaxhimin e…

6 minutes ago

Hoxhaj takohet në Berlin me Alicia Kearns: Kosova është me fat që ka miq si ajo

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me deputeten e Parlamentit britanik, Alicia Kearns,…

6 minutes ago

Samuel Krasniqi i palëkundur në 14 ndeshjet e para, statistikat e veçojnë në Zvicër

Samuel Krasniqi po kalon një sezon mbresëlënës me Grasshopperin në Superligën e Zvicrës, ku është shndërruar në njërin prej futbollistëve…

10 minutes ago